Albin Kurti: Jemi gati t’ia zgjasim dorën Serbisë, nëse ata e lirojnë grushtin

11 Nëntor 2022, 15:11Rajoni TEMA

 

Albin Kurti: Jemi gati t’ia zgjasim dorën Serbisë, nëse ata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga punimet e Forumit të Paqes në Paris (PPF) gjatë një intervistë ka folur për të arriturat e Kosovës gjatë qeverisjes së tij dhe më pas ka përmendur edhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit, marrëdhëniet mes dy vendeve as pas më shumë se një dekade nuk kanë pasur përmirësim.

Ai thotë se e ka një arsyeje mjaft të qartë për për këtë.

“Kosova ka filluar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në vitin 2011. 11 vjet më vonë sot në shumë mënyra marrëdhëniet nuk janë më të mira sesa para një dekade  dhe ka një arsyeje të qartë për këtë, Serbia ka dështuar në demokratizimin e vetë dhe kërkon më shumë konflikt sesa bashkëpunim, ende i jep lavdi kriminelëve të luftës në vend se t’i dënojë. Kam frikë se Serbia nuk është as demokratike e as e pavarur në ditën e sotme”.

Kurti, ka shtuar se Kosova ka gatishmëri për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kosova kërkon marrëdhënie fqinjësore të mira me Serbinë dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë nëse ata janë gati të shlirojnë grushtet e tyre. Ajo që nuk ofrojmë më është koncesioni për të ndarë vendin tonë në vija etnike e të tjera”.

Por, që marrëdhëniet mes dy vendeve Kurti, gjatë sqarimit të tij i ka quajtur “jo normale”.

“Kosova është vend normal, por më duhet ta pranoj që marrëdhëniet e vendit tonë me Serbinë nuk janë normale duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe dialogu në Bruksel është dialog për statusin e marrëdhënieve, pra jo për statusin e Kosovës”.

“Pra, bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve, e ky normalizim nënkupton marrëveshje përfundimtare ligjërisht obligative me njohjen e ndërsjellët në qendër të saj, sigurisht që mund të ketë edhe pika të tjera edhe në atë marrëveshje, por njohja e ndërsjellët do të jetë pika qendrore. Me mua si kryeministër, dialog me Serbinë është parimor, është simetrik, është i barabartë dhe jam absolutisht i përkushtuar, e konstruktiv, e kreativ, në të gjithë procesin”.

“Por, nëse Serbia, nuk është gati që të na njohin sepse kështu e kanë thënë, pesë shtetet anëtare të Evropës nuk kanë nevojë të presin mund ta ndihmojnë Serbinë që të na pranoj më shpejt nëse ata na pranojnë më së pari”.

Kërkesë e Kurtit ishte që Bashkim Evropian ta përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor në Evropë.

“Rruga përpara në të cilën duhet të ecim është se na duhet një paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor duke e bërë Ballkanin Perëndimor më demokratik e më Evropian. Ka një lloj tendencë brenda Bashkimit Evropian për ta menduar Bashkimin Evropian si Evropë, e ky mendim I tillë edhe pse mund të mos jetë i pasaktë është i paplotë pa Ballkanin Perëndimor”.

“Pra Ballkani Perëndimor është në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë e kjo bëhet saktësisht me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE”.

“Kosova po pret njohje nga katër vende që të fillojë procesin për anëtarësim në NATO”

Kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe synimi ne Kosovës për anëtarësimin në NATO.

Teksa theksoi që janë në pritje të njohjes së Kosovës si shtet edhe nga katër shtete për të vepruar në këtë drejtim.

“Historia e Kosovës dhe historia e NATO-s janë të ndërthurura, por edhe e ardhmja e të dyjave është e ndërthurur. Pra, duam t’i bashkangjitemi partneritetit për paqe si program dhe sa më shpejt që të është e mundur të integrohemi në NATO. Pasi të kemi fituar njohje nga Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania menjëherë do ta shfrytëzojnë këtë që t’i bashkohemi NATO-s në rrugën më të shkurt të mundshme”.

Kurti në Paris flet për të arriturat e Kosovës gjatë qeverisjes së tij

Ai gjatë këtij forumi me temën “Dalja nga kriza e shumëfishtë”, ka folur edhe për të arriturat e Kosovës gjatë qeverisjes së tij.

Sipas tij të arriturat e Kosovës janë shënuar fillimisht në fushën e drejtësisë.

“Projekti botërorë i drejtësisë edhe një herë e renditi Kosovën si të parën në indeksin e sundimit të ligjit dhe të dytën në të gjithë botën për përmirësim më të madhe të së drejtës në vitin e kaluar. Edhe një herë jemi përmirësuar për 17 pozita, edhe në luftën ndaj korrupsionit sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International”, ka thënë Kurti.

Ai progres ka thënë se ka ndodhur edhe në fushën e ekonomisë.

“Republika e Kosovës po vepron mirë edhe në kuptimin e ekonomisë 10.7 për qind rritje ekonomike vitin e kaluar dhe diku rreth 4 për qind këtë vit pasi të heqim inflacionin. Kjo rritje është shpërndarë e rishpërndarë e kemi bërë arsimin publik pa pagesë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe universitetin”.

“Kemi ofruar pagesa mujore për nëna të reja dhe fëmijë, kemi rritur pensionet më 11 për qind dhe për personat me aftësi të kufizuar 33 për qind kemi subvencionuar bujqit tanë ma shumë se kurdo qoftë ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë”.

I bazuar në idenë se bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi për tejkalimin e sfidave globale dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme, misioni i Forumit të Paqes në Paris është të bashkojë të gjithë aktorët në qeverisjen globale.

Kjo duke nisur me kryetarët e shteteve dhe qeverive, organizatat ndërkombëtare, qeveritë lokale, OJQ-të, fondacionet, bizneset, mediat, sindikatat, grupet fetare dhe qytetarët – në mënyrë që çdo vit ata të jenë në gjendje të angazhohen në dialog nën një çati.

Çdo vit që nga viti 2018, Forumi i Paqes ka nxjerrë në pah projektet dhe iniciativat qeverisëse që propozojnë zgjidhje dhe veprime specifike përballë sfidave globale.

Këto zgjidhje karakterizohen nga dimensioni i tyre ndërkombëtar dhe aftësia e tyre për të sjellë ndryshime të qëndrueshme brenda qeverisjes globale.

Forumi inaugurues tërhoqi 65 krerë shtetesh dhe mblodhi liderë nga sektorët qeveritarë dhe të korporatave si dhe nga shoqëria civile – të gjithë të bashkuar në riafirmimin e mesazhit thelbësor.

Ai është tanimë një ngjarje ndërkombëtare vjetore e fokusuar në ringjalljen dhe përmirësimin e qeverisjes globale.

I konceptuar si një përgjigje ndaj rritjes së tensioneve dhe përkeqësimit të sistemit shumëpalësh, Forumi bazohet në një ide të thjeshtë: zgjidhjet bashkëpunuese janë kyçe për trajtimin e problemeve globale dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme.

10 Komente

  1. S
    Sara

    i qarte me duket

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Sara konstatimi yt eshte real. Kurti me i qarte se ne te shkuaren. Flet se eshte me diallogun dhe nuk permend me reciprocitetin(qe presupozonte njohjen para diallogut). Duket sikur eshte me i pavarur ne kundershtite ndaj Serbise, qe me ben te mendoj se ai perfundimisht po e le anijen serbe dhe kerkon te futet ne anijen perendimore. Ma merr mendja se kemi shume per te pare ne lidhje me metamorfozen e Kurtit, sepse sinjalin e pare e dha Vulini kur tha se Kurti eshte frikacak sepse ne burg spiunoi kunder UCK. Vulini me siguri do e shpalli Kurtin spiun me dokumenta te rregullta dhe Kurti njelloj si Saliu qe flet kunder Amerikes, do flasi se Serbia genjen. Me mire per ne eshte qe ai te luaje alence me perendimin se sa aleancen e vjeter me Vulinin. Me sa duket midis kercenimeve amerikane dhe kercenimeve serbe, ai po ju nenshtrohet kercenimeve amerikane. Ndoshta sepse Amerika ne kohen e Trampit e rrezoi njehere... Serbia do e kete te veshtire ta rrezoje me pretendimet se ai eshte spiun i tyre....I vetmi kundershtar i qarte ne Kosove per ta rrezuar ate nga pushteti eshte Haradiaj qe e paralajmeroi per tradheti, por Kurti e ka perlyer ate ne kohen kur Haradinaj ishte thjeshte nje katunar dhe vuri taksen 100 perqint kunder Serbise, duke menduar se Sali Berisha dhe Kurt rrumpalla ishin patriotet e vertete te kombit, kur e mesuan qe kjo takse do na bente mik me Ameriken dhe do detyronte Serbine qe te njihte Kosoven. Perpara ne sulm Kurt rrumpalla, sepse ne shqiptaret harrojme shpejt dhe nuk u besojme armiqeve, por me shume ne nuk u besojme miqeve....

      Përgjigjjuni
      1. R
        RKS

        Budalla nuk ka brina por osht qishtu si ti!

        Përgjigjjuni
      2. e
        emigranti

        Jo me kot those se eshte me lehte te besosh genjeshtren se te verteten. Sillni te pakten nje rast te vetem te Kurtit si frikacak. Jo me kot e sulmojne serbet sepse eshte trim e I vendosur jo spiun dhe I pakorruptueshem. Eshte drejtuesi me I besueshem ne hapesiren mbareshqiptare, patriot dhe I mencur.

        Përgjigjjuni
        1. Çekiçi

          O Albin kurci o qen birë qeni o i biri i kurves ti doren dhe Kosoven ja ke ofru Serbisë qe nga koha kur ke qendruar në burgun e Pozharevcit te Serbisë kur edhe i ke spiunuar luftetaret e UÇK e si shperblim ke marr lirim nga burgu i Pozharevcit Je faqja e zezë e shqiptarisë Por Kosova ka djem e vajza qe nuk e lënë Kosoven në doren tënde dhe në doren e Vjosë zhabarkes qe ju te bëni pazare më fatin e Kosoves Ti më origjinë Serbe nga Mali i Zi dhe Osmanoviçka më babën udbash e më vjehrrin qe ka qenë në partinë e Millosheviqit nuk i duheni Kosoves

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosova

            Kurti ka dal nga vurgu nga amnestia nderkometare si lirim i robereve te luftes qe i kishte marr serbia peng gjat bombardimeve dhe presidenti serb koshtunica ne at kohe e kan detyruar ti liroj te gjith te burgosurit ka shku autobusi dhe i kan liru Kryetari i partis liberale serbe jovanovic thot se kurti edhe ne burg nuk e njihte gjykaten jugosllave dhe nuk nenshkruante dokumente serbe prandaj eshte rrahur shum por eshte njeri trim Ne kosove ne qeverisjen e tij Kosova ka shenuar rrutje ekonomike femijet marrin shtesa lehonat po ashtu e ka zhduk varferin ekstreme e ka rrit buxhetin e shtetit ka mbi 1 miliard euro ne rezervat shtetrore qe kan qen gjithmon ne minus Populli e do mbi 75 % jan me të. As nje afer korruptive nuk ka prej se ka ardh ne pushtet etj zoti e bekoft

            Përgjigjjuni
            1. y
              ylli

              cekic, (ti me origjin nga Turqia) , ti ja rrofshe Kurtit kurcin.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Trimi

              @ emigrant. Edhe une mendoj se kurti eshte trim me fleet. Ma mbushi mendjen kur u martua me Norvegjezen. Vetem nje trim i futet detit me note. Me besim prej trimi ai nuk ra ne dashuri me shqiptaret. Kjo tregon se ai nuk e can bythen per te panjohurat. Ai bile as e cau trapin per thashethemet se babai i gruas se tij eshte nje serb i emigruar neNorvegji.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bakiu

                Nje Person qe e mbron Bota Sot dihet se kujt i sherben.Te bejsh presidente V.Osmanin,kryediplomate D.Schwarz, minisrer te drejtesis A.Haxhiun…..,flet vete kush je.

                Përgjigjjuni
                1. y
                  ylli

                  ishim rruges te bejme ty , po ja qe nuk ta deshi fati.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje