Vuçiç pas takimit me Macron: Nuk besoj se do ketë bisedime me Albin Kurtin

10 Nëntor 2022, 21:40Rajoni TEMA

Vuçiç pas takimit me Macron: Nuk besoj se do ketë bisedime me

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk beson se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris.

Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, ai tha para gazetarëve në Paris se ka ekzistuar mundësia që takimi të ndodhë, mirëpo tashmë nuk beson më, duke mos dhënë më shumë detaje.

Një ditë më herët, Kurti, i cili po ashtu sot gjendet në Paris, tha se mund të ndodhë një takim me Vuçiçin.

Kurti dhe Vuçiçi po marrin pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez.

Vuçiç tha, gjithashtu, se presidentit francez ia ka përcjellë “zhgënjimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, sepse ajo që ishte premtuar nuk u realizua”.

“Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje”, tha Vuçiç.

Ai, po ashtu, deklaroi se i ka treguar presidentit francez se cilat janë kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, pa treguar detaje.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”, ka shtuar Vuçiç, duke iu referuar kërkesës së Serbisë që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

1 Komente

  1. I
    Idjoti

    Si Vuciqi ashtu edhe Kurti luajne rolin e desheve qe filluan betejen ne maje te ures dhe si perfundim rane ne lume...Une me thene te verteten kuptoj me mire Vuciqin qe kerkon kohe per ta shtyre njohjen e Kosoves ne "kalandrat greke", por nuk kuptoj Kurtin qe ben lojen e Vuciqit. Sidoqofte ata luajne mire dhe te sinkronizuar bukur pjesen tetrale "dashuria e fshehur". Ne kete valle te entuziazmuar jane idjotet e Kurtit qe kenaqen me fjalet boshe bombastike te Kurtit se do i "qi nenen serbit" dhe nuk kuptojne fjalet e Evropes dhe Ameikes. Ata mendojne se Kosova nuk eshte femije i Amerikes dhe aq me keq nuk eshte nipi i Amerikes. Kosova, Amerika dhe Evropa jane partnere te barabarte dhe Kurti po te jete nevoja do e mundi Serbine me "pordhe te qelbura" qe vine era burg....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje