Albin Kurti: Masat e Vuçiçit për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

17 Shtator 2024, 15:11Rajoni TEMA
Albin Kurti: Masat e Vuçiçit për Kosovën janë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore.

Para mediave, Kurti të martën foli për hedhjen e koktejit të molotovit në një shtëpi në veri, ku tha se ata që bënë këtë krim do të ndiqen nga organet vendore.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha ai.


Shefi i ekzekutivit tha se masat e Vuçiçit për Kosovën bëhen nga dëshpërimi dhe janë jo-paqësore.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radojiçiçit, është nënshkrimi i marrëveshjes dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiç, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës.

Ato tri kushte janë paqësore dhe racionale. Ndërkaq ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, deklaroi Kurti.

 

5 Komente

  1. P
    Patrioti

    Kosova s'do gjeje rehat pa e heq ket njeri qe beri corap ballkanin

    Përgjigjjuni
    1. j
      jetnor

      Ky idjot nuk është i aftë për dialog,të jetë për agresion me fuqinë ushtarake që ka Serbia për 24 orë e pushton Kosovën.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani fillojne te shajne falangat e VV

        Nuk mund te ban dialog argati me again! Kurti e mur n'qafe Kosoven martire.

        Përgjigjjuni
      2. e
        emigranti

        Kushtet qe parashtron Albin Kurti jane te pranueshme per nje shtet paqesor ( ne rast se Serbia e quan veten te tille ) dhe minimale, pasi duhen plotesuar me kerkesa te tilla si njohja e krimeve te luftes nga Serbia. Vetem pasi te plotesoje keto kushte Serbia, mund te diskutohet per pikat e tjera sic eshte asosacioni i komunave me shumice serbe e shoqeruar me njohje reciproke, veprime keto te ndermarra njekohesisht.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aljeni

          Eshte fatkeqesi per ne qe si Kurti ashtu dhe Vuciqi kane te njejten platforme per sabotimin e bisedimeve. Vene kushte per bisedime! Bisedimet behen pa kushte.....Ne thelb nga kjo grindje e "cjapit" serb me "kecin" Albin fiton Cjapi dhe strategjia e tij.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje