Albin Kurti ngre zërin ndaj ndërkombëtarëve: Të dënohet sulmi ndaj serbes në Kosovë, heshtja nxit dhunë

13 Mars 2024, 21:30Rajoni TEMA
Albin Kurti ngre zërin ndaj ndërkombëtarëve: Të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kritikoi ndërkombëtarët që nuk kanë reaguar apo dënuar për sulmin ndaj nënkryetares serbe të Zveçanit, të cilës iu dogj biznesi vetëm sepse shërbente në institucionet e Kosovës.

Kurti tha se kjo heshtje mund të nxisë dhe sulme të tjera.

“Natasha Tomaniq, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, 8 Marsin e nisi me lajmin se pronës së saj private i është vënë zjarri. Provat e grumbulluara nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes flasin për zjarr vënie të qëllimshme. Dëmi financiar llogaritet të jetë rreth 40 mijë euro, por qëllimi i sulmit nuk ishte financiar, sado që dëmi do të jetë barrë. 

Frikësimi dhe terrori ishin synimet ndaj nënkryetares Tomaniq dhe të gjithë serbeve të Kosovës, veçanërisht në veri të vendit të cilët duan integrimin në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, sepse ashtu mirëqenia e tyre është më e mirë. 

Megjithatë, pavarësisht se bëhet fjalë për një grua nga komuniteti serb në Kosovë që bart pozitë zyrtare në institucionet publike të vendit tonë, heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese. 

Një heshtje e tillë është sa dekurajuese, aq edhe inkurajuese. Dekurajuese për njërën palë, viktimën, dhe inkurajuese për palën tjetër, agresorin, sepse sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Tomaniq nuk ndodhi në vakum”, tha Kurti.

6 Komente

  1. E
    Eksperti

    Eshte detyra jote Z. Kurti te kapesh kriminelet dhe pastaj mund te kerkosh ate qe kerkon….

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk ke patur pune sot more Kurt legeni

      Drejt, por Kurti kujton se jane te gjithe si trutharet e tij te VV.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Emin

      Ky duke u mshef ne rastin e Banjes do beje kerdi ne Kosove.Ky mashtrues debil punon kundra interesave te Kosoves.Qellimi i tij eshte shpallja e U C K teroriste,duke u angazhuar ne denimin e kupoles se luftes ne Hag.Ndalimin e fondeve ndaj avokateve,emrimin ne poste ministrore e personave anti UCK…..

      Përgjigjjuni
      1. V
        VV klan antishqiptar

        Mos duket cudi se Kurti largohet shpejt.

        Përgjigjjuni
      2. e
        emigranti

        Kurti ka shume te drejte. KFOR-i dhe Euleksi duhet te merren seriozisht me keto krime te perseritura ne Kosove, jo si me terroristet e Banjskes qe enden lirshem ne Serbi, te mbrojtur nga shteti serb.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Perseri une

          Mire e ke edhe ti emigrant, por Vuciqi thote qe ata qe kane ngacmuar serben jane fundamentalistet shqiptare qe duan spastrim etnik ne Kosove...Prandaj e rendesishme ne kete rast eshte puna e policise se Kosoves qe te identifikoje se ata qe dhunuan serben jane serbet vete... Terroristet e Banjskes jane te identifikuar dhe vet e pranon se sa e veshtire eshte qe te ndeshkohen sepse i mbron Serbia. Kurti flet thjeshte si nje kalimtar por jo dhe si qeveritar me fakte dhe emra se kush e dhunoi Tomanic. KFOR dhe bota nuk merren me supozime... eshte detyre e Kurtit te thote se kush ishin ata qe dhunan zonjen Tomanic....Ndryshe Kurti eshte nje llafazan i pasherueshem dhe indirekt i akuzuar se ka qene vet qe ka nxitur dhunuesit...Nuk mund ti japesh udhezime KFOR-it me supozime....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje