Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian në Prishtinë kanë takuar të enjten kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin, mes tjerash, kanë biseduar edhe lidhur me çështjen e konstituimit të organit ligjvënës të vendit, i cili ka nxitur polemika.Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, tha se e uroi Bashën për postin e tij dhe se me të u “pajtuan” se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht sa më parë, megjithëse as Kuvendi e as Basha nuk folën për pajtueshmëri të tillë në komunikatat e publikuara pas takimit.
“U pajtuam mbi rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Hargreaves në Facebook.
Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dielën, pavarësisht se nuk u zgjodh nënkryetari i pestë dhe i fundit nga komuniteti joshumicë serb – për çfarë u kritikua nga partitë e tjera parlamentare.
Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën – tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe – ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme.
Kuvendi i Kosovës nuk dha shumë hollësi në njoftimin e tij për takimin e Bashës me ambasadorin Hargreaves dhe bisedën e tyre në lidhje me seancën konstituive, përveç asaj se kryetari e njoftoi ambasadorin “për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit”.
Ndërkohë, më vonë, Basha shkroi në Facebook se me ambasadorin “diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit”.
Hargreaves tha se shpreson që ngërçi politik të zgjidhet shpejt në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund ta vazhdojnë punën jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se bisedoi me Bashën edhe për rëndësinë e konsultimit të mirëfilltë me komunitetin serb të Kosovës, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.
Kuvendi theksoi se Basha e siguroi ambasadorin se Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të vet.
Më vonë Basha e priti në zyrën e tij edhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
“Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE”, thuhet në një njoftim të Kuvendit në Facebook.
Oravo, në anën tjetër, shkroi në X se me Bashën bisedoi për nevojën për të respektuar proceset kushtetuese, duke siguruar institucione gjithëpërfshirëse dhe shumetnike.
Ai shtoi se “BE-ja është këtu për të mbështetur Kosovën”, dhe se formimi i komiteteve qeveritare dhe parlamentare është kyç për avancimin e Planit të Rritjes. Bllokada politike pas zgjedhjeve të shkurtit po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, me gjithë dyshimet lidhur me konstituimin e Kuvendit, partia e Bashës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka ndër mend të vazhdojë përpjekjet për formimin e Qeverisë së re, pasi ajo pritet ta rikonfirmojë liderin e vet dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për kryeministër të vendit.
Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se një mbledhje e partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit do të mbahet të dielën e 7 shtatorit.
Pas asaj mbledhje, LVV-ja do ta dërgojë te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, emrin e Kurtit për të provuar formimin e Qeverisë së re.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse presidentja Osmani do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje.
Presidenca e Kosovës tha në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon procesin e konstituimit të Kuvendit pasi Basha e shpalli atë të përfunduar.
Ajo nuk iu përgjigj të enjten Radios Evropa e Lirë nëse janë nxjerrë përfundimet mbi procesin dhe nëse e vlerëson të konstituuar Kuvendin.
Për këtë çështje, Osmani i priti në takime Hargreavesin dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Osmani tha se, në lidhje me konstituimin e institucioneve të vendit, do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.
I gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit është përcjellë me kritika për shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese.
Një vlerësim i kushtetutshmërisë nga kjo gjykatë pritet edhe për rastin e fundit të dërguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras të dy nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë./Rel
Qudi se si ka lejuar "lartmadhshtia" e tij minak basha ti shkon ne takim nje hajvan si ambasadori britanik! Takim qe duhet ta marr vesh bota eshte ai i magar haxhi avdylit me tmadhin minak bashen, shifeni ne takim me dore ne xhep, modeli i udheheqesit rrugaq bash si kim jongu me putinin, o zot çfar trishtimi jemi ba turpi i botes gari i vetmi vénd ne bote ku ne krye te shtetit ka emeruar rrugaq dhe proserb dhe dikush krenohet me ta madje edhe kok tullaci pa tru ne prapanice magari pa brina haxhi avdhli, pisanallisti zebica zajednica,bllerim magar gashi e deri tek idiot sadri ramabaja.
Kosovaret (Bin Kurti, Dimal Basha etj) presin ne bese njeri tjetrin jo me te tjeret. Nuk e them per ti urryer ose prishur pune. Perkundrazi duhen perkarahur e ndihmuar. Por mos te mendoj dikush qe do ta dijne per nder ndihmen. Ndaj duhet nje distance e shendetshme e popullit tone ndaj tyre, duke e cmitizuar kete perrallen rreth vellazerise. Jane marre me qafe shume njerez, jane keqtrajtuar shume vajza qe kane shkuar nuse ne Kosove etj.
Kryetari Parlamentit Kosoves?Rob Shkerdhat,nuk ka lene emer te UCK pa i raportuar ne Serbi dhe Hage.Prej atyre Heronjve te UCK e ke ate karrige sot,Legen Mashkull.Kur Haci me shoke luftonin ti rrije ne Bangat e Shkolla e te Evropes.Turp qe je Shqiptar Kosove.
Kosovarët e Kurtit nuk meren dot vesh me shqiptarët në rajon që flasin të njëjtën gjuhe e gjak e jo të meren vesh me ndërkombëtarët apo me plerat e Serbisë.Kurti po e shkatërron Kosovën dhe nuk po kuptohet përse nuk largohen forcat e KFOR dhe tja dalë vetë plera Kurti dhe derrat e dosat që e mbështesin....
Për albinin të gjithë që kan qenë ,ose janë kundra UÇK ,janë në rendë të parë të listës për funksione shtetërore.