Ambasadori i SHBA në Kosovë: Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes foli me një non grata nga SHBA

11 Korrik 2023, 15:50Rajoni TEMA

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Zyrtarja e lartë e

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri, pas takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Megjithatë ai tha se shtensionimi i situatës në veri duhet të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Pejë, ambasadori amerikan para gazetarëve theksoi nevojën edhe të zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë.

Ndërkaq, shtoi se ShBA-të nuk mund të thonë më shumë se çka ka thënë KFOR-i për rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës.

Ai është pyetur nga gazetarët edhe rreth publikimit të disa përgjimeve ku e përfshirë është shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe, ndërsa përmendet edhe Milan Radojiçiq.

Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai.

5 Komente

  1. D
    Detari

    Edhe cfare pastaj? Mesa di une kosovo nuk eshte pjese e amerikes cfare problemi ka ky filoserbi?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tit Vasili

      Kosova eshte pjese e Afganistanit dhe Turqise , e ekstremizmit musliman otoman bythe perpjete, bashke me kete Detar Karin

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        edhe skiperia eshte nje fshat ottoman turk

        Përgjigjjuni
    2. e
      emigranti

      More gazetar i pacipe, c'jane keto " fake news ". Ku e gjete se ambasadori amerikan paska thene se zyrtarja e larte e LVV foli me nje non grata nga SHBA.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Ne fakt me Sali Berishen po flasin te gjithe.Pse, kur personi eshte "non grada" te tjeret nuk duhet me i fol fare?Po me i thonë miremengjes,ose me e pa ,lejohet?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje