Austria jep qëndrimin zyrtar: Jemi pro zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit

13 Gusht 2025, 18:20Rajoni TEMA
Austria jep qëndrimin zyrtar: Jemi pro zgjerimit të BE-së me

Kancelari austriak Christian Stocker, pasi mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë në muajin maj, iu rikthye Ballkanit me vizita në Podgoricë dhe Beograd. Stocker theksoi se Austria është një nga mbështetësit më të besueshëm të perspektivës së integrimit të rajonit në BE.

“E ardhmja juaj është në BE. Ne jemi një nga avokatët më të mëdhenj që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së. Siç e dini, Austria është një nga mbështetëset më të forta të një perspektive të besueshme të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky rajon na përket jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe për historinë, kulturën dhe mbi të gjitha nga ana njerëzore. Në të njëjtën kohë, është e qartë se nuk mund të ketë kompromise në rrugën drejt anëtarësimit, për shembull në fushat e sundimit të ligjit, lirisë për të protestuar dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.”

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe përparimi në dialog u konsiderua nga kancelari austriak me rëndësi për procesin e anëtarësimit.

Edhe presidenti serb Vuçiç tha se Beogradi dëshiron të flasë me Prishtinën dhe të zgjidhë problemet përmes dialogut, por sipas tij kjo nuk arrihet kur Kurti arreston çdo ditë serbë të pafajshëm.

Vuçiç tha se është e pamundur që ai të kandidojë përsëri për president të Serbisë dhe se nuk i shkon ndër mend të ndryshojë Kushtetutën për t’ia mundësuar vetes kandidimin. Vuçiç i premtoi opozitës se zgjedhjet parlamentare do të shpallen para afatit të përcaktuar me ligj.

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Kosova pa dyshim qe ka shume njerez te mire e punetore. Por nje pjese gjithashtu e madhe kane nje mungese te theksuar llogjike dhe integriteti. Jo se ne nuk kemi te tille, po ketu sikur mbushin pak. Perpara se te flitet per integrim ne BE atje duhet investuar ne aftesine intelektuale te popullit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje