
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
“Në mënyrë që anëtarësimi në BE të jetë i suksesshëm, të gjithë tani duhet të përveshin mëngët së bashku”, tha politikania pak para nisjes së saj për takimin e planifikuar në Tiranë me kolegët e saj nga Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja- Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
“BE duhet të mbajë fjalën e saj për premtimet e bëra dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të nisin reformat e nevojshme”, shtoi Baerbock.
Takimi i rregullt konsiderohet si përgatitje për të ashtuquajturin Samit të Procesit të Berlinit më 16 tetor.
Procesi i Berlinit, i iniciuar nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel në vitin 2014, synon t’i njohë gjashtë vendet me standardet, normat dhe praktikat e BE-së.
BE tashmë po negocion pranimin me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Bosnje-Hercegovina konsiderohet vend kandidat, Kosova vend kandidat potencial.
Lini një Përgjigje