
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani refuzoi një takim të mundshëm me homologun nga Serbia, Aleksandër Vuçiç, gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Spanjë.
Ajo kërkoi që fillimisht t’i vendosen sanksione Serbisë për të dënuar agresionin e armatosur të 24 shtatorit.
“Ishte një sulm i urdhëruar nga udhëheqësit në Serbi. Spanja është një shtet që ka kontribuuar në paqe dhe stabilitet në të gjithë kontinentin europian.
Shpresoj që ata të kuptojnë se mbështetja ndaj një vendi agresor, gjë për të cilën ka prova të qarta që e lidhin me ngjarjen e 24 shtatorit, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.
Prandaj shpresoj që Spanja t’u bashkohet vendeve të tjera në Europë që mendojnë njësoj për të vendosur masa kundër Serbisë për këtë akt të tmerrshëm që ka kryer, jo vetëm kundër Kosovës, por edhe ndaj paqes dhe stabilitetit në të gjithë kontinentin europian… ne nuk kemi konfirmuar takime veçmas, por jam e sigurt se do ta kemi mundësinë, pasi në këtë event shumica e diskutimeve zhvillohen kur ne jemi të gjithë në të njëjtën dhomë, kështu që shpresoj se do ta kemi mundësinë që ta diskutojmë këtë gjë. Nuk kam asnjë arsye që ta takoj atë përpara se të vendosen sanksione ndaj Vuçiçit. Fillimisht sanksione dhe më pas mund të flasim për të tjera”, tha Osmani.
Nqs Shteti Terrorist Serb ,qe kryeson Gjenociden e bere Njerzimit i njohur tashme Boterishte , duhet te Denohet publikishte nga Europa ndryshe pas ktij Shteti Terrosit qendrojne vete Politika Europiane
Parimisht ajo ka te drejte, por aresyeja qe Vjosa i shmanget takimit, eshte se duhet te premtoj assosacionin, ketu eshte hilja qe luhet, dhe Vjosa nuk do qe te jete ajo qe pohon assosacionin, se pastaj do masakrohet nga Mediat e Kosoves dhe populli do e kuptoj qe ata kane 3 vjet qe zvarrisin nje proces qe e sulmuan me force, tani po e zbatojne edhe vete. Pra lufta kunder Marrveshjes Thacit eshte per politike, sepse keta sot po firmosin nje marrveshje me kushte me te keqija se Thacit ne 2015.
Vucici tani eshte kart e djegur.., nuk e kuptoj pse Europa luan akoma me kete njeri ? Mos ka ndermend te lejoj nje lufte te re ne Ballkan ?
I ati i Vjoses mbrëm ka takuar Radojçiçin në Serbi Vjoses i duhen deklarata te tilla per mashtrime
I "plasi bytha" Vuciqit qe nuk e takon ti! Fillove te japesh ment! Te pakten kur flet fol per vehten tende dhe Kosoven dhe mos "jep" ment se cduhet te beje Beogradi dhe bota me Serbine. Bej detyrat e shtepise dhe mos u merakos per te tjerat. Kjo eshte puna jote. Kaq e thjeshte, se perndryshe do e dhisni me tej. Acarimet dhe konflikti i leverdis Serbise dhe Putinit....Nuk i leverdise Evropes dhe Kosoves. Amerika eshte larg dhe e konsideron problemin ne kuader te inetersave strategjike....
Vjosa nuk i shmanget takimit me Vucic, sepse duhet te pranoje Asosacionin, por i shmanget per aresye se Europa duhet se pari te sanksionoje Vucic per organizimin e sulmit terrorist. Tani qasja ndaj Serbise nuk duhet te jete karrota , por ndeshkimi, ndersa asosacioni duhet te pranohet vetem pasi Vucic ta njohe Kosoven si shtet te pavarur, perndryshe pse te zbatohet asosacioni me nje shtet qe sillet ne menyre armiqesore ndaj Kosoves.