Enver Hoxhaj sulmon Vuçiç: Ka biografi paramilitari!

4 Tetor 2023, 22:40Rajoni TEMA
Enver Hoxhaj sulmon Vuçiç: Ka biografi paramilitari!

Enver Hoxhaj, deputet i PDK dhe ish-ministër i Jashtëm i Kosovës tha në një intervistë për Euronews Albania se Aleksandër Vuçiç ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin dhe koordinimin e agresionit ndaj shtetit të Kosovës.

Sipas tij, platforma të tilla politike janë platforma të shtetit serb dhe vetë Vuçiç para se të jetë politikan ka qenë paramilitar.

“Aleksandër Vuçiç ka qenë vetë i përfshirë në planifikimin dhe koordinimin e një akti të agresionit mbi Kosovën se këta nuk kanë qenë një grup kontrabandistësh, kanë qenë një grup terrorist me axhendë politike për ta aneksuar një pjesë të territorit të Kosovës, për të përmbysur rendin kushtetues të Kosovës. Platforma të tilla politike janë platforma të shtetit serb dhe vetë Vuçiç para se të jetë politikan ka qenë paramilitar. Biografia e tij është ajo e një paramilitari. Përfshirja e shtetit serb këtu është direkt”, tha Hoxhaj.

1 Komente

  1. D
    Dragan Shkjau

    Hajde Tema , mos e lejoni Enverin te sulmoje Vucicin.Jeni te mrekullueshem!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje