Serbia sfidon SHBA-në: Ushtria, jo tërheqje, thjesht mos veprim

4 Tetor 2023, 15:10Rajoni TEMA

Serbia sfidon SHBA-në: Ushtria, jo tërheqje, thjesht mos veprim

“Jo tërheqje, thjesht mos veprim”, kështu e përkufizoi ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviç reduktimin e numrit të ushtarëve “përgjatë vijës administrative” me Kosovën, nga 8.350 në më pak se 4.500.

“Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta,” tha Vuçeviç për Televizioni Prva, ndërsa theksoi se ushtria serbe së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë.

Ministri i mohoi akuzat se Serbia po përgatitej të bënte diçka duke “mbledhur njësi” dhe se po trajnonte grupin që ka marrë pjesë në konfliktin në Banjskë.

Më herët, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se  ka “filluar tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën dhe se ky është “lajm i mirë”. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby megjithatë, edhe pse e pranoi se diçka e tillë do të ndihmojë në uljen e tensioneve, ajo nuk do të çojë në eliminimin e tyre.

Vendosja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën nisi fill pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në 24 shtator. 5 ditë më vonë, numri dy i Listës Serbe Milan Radojçiç mori përgjegjësinë e organizimit të sulmit dhe po atë ditë, dha dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

 

 

4 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Serbeve i kruhet shume. Bejne mire te lahen dhe jo te kruhen aq shume se pastaj gjakosen. Megjithate, mendje-mendje kjo bote!

    Përgjigjjuni
    1. s
      serbet jane populli em Histerik ne Bote

      se vjen kjo nga te matat mendore ,pra psiqika e popullsise ,apo se se jan bij bushtrash ,kjo ngelet per t'u studjuar nga "NATO"

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eri

      Hajdeni se po ju pret qeveria e Kosoves me AK47.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komuna Llapit

        per sa kohe qe mos te ekzistoje ushtria, si ne Kosove e si Shqiperi, ska per ta na mare njeri seriozisht. Problem do ta kemi si me grekun ne jug po edhe me serbin ne veri. Nuk mund te mburremi me koqet e te tjereve. Shikoni Kroacine e Turqine

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje