Pse po shtohen trupat e NATO-s në Kosovë? Eksperti: Ja çfarë pritet

4 Tetor 2023, 12:10Rajoni TEMA

Pse po shtohen trupat e NATO-s në Kosovë? Eksperti: Ja

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka folur rreth sulmit të ndodhur në afërsi të manastirit të Banjskës në Kosovë.

Ai tha në Euronews Albania  se arsyeja se përse po shtohen trupat e NATO-s në këtë zonë, është se forcat e vendosura në kufirin serb janë shumë të mëdha dhe me më shumë armatime në krahasim me ato të KFOR-it.


“Raporti i forcave në terren e përcakton edhe gjendjen politike dhe të sigurisë në atë pjesë. Aleanca veri-atlantike, apo NATO ka vlerësuar se numri i ushtarëve të KFOR-it në raport me forcat në kufirin e Serbisë janë dispropocionale.

Numri është jashtëzakonisht i madh, artileria e rëndë  me një arsenal luftarak nuk është në përputhje me forcat reale që disponon KFOR.

Kjo bën që aleanca veri-atlantike të marrë dy vendime, ose ta shfuqizoj marrëveshjen me forcën e sigurisë të Kosovës ku thuhet se forca e Kosovës nuk do veprojë në veri pa miratimin e NATO-s.

Është momenti që institucionet e Kosovës të bëjnë kërkesë dhe ose të shtohen forcat e KFOR-it ose KFOR të kërkojë ndihmë nga forca e sigurisë së Kosovës”,-tha eksperti.

4 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Albin Kurti është një i çmendur, ashtu si dhe miku i tij shqipfolës, kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Ata të dy kërkojnë dhe duan luftë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komuna Llapit

      Kurti nuk do lufte, Kurt do te bej nje Kosove sovrane dhe te pa varur nga asnje. Po ku mer vesh ti, shqiperia bythelepirse e greqise

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aqif kapertoni

        Shqiperia i hapi dyert kosovareve kur i vrau dhe pordhunoi serbi, dergoi ushtare dhe armatime po bythqirat sipuna jot kete pune kan mosmirnjohe shkerdhata…

        Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      "Kjo bën që aleanca veri-atlantike të marrë dy vendime, ose ta shfuqizoj marrëveshjen me forcën e sigurisë të Kosovës ku thuhet se forca e Kosovës nuk do veprojë në veri pa miratimin e NATO-s. Është momenti që institucionet e Kosovës të bëjnë kërkesë dhe ose të shtohen forcat e KFOR-it ose KFOR të kërkojë ndihmë nga forca e sigurisë së Kosovës”,-tha eksperti." është idiot ky "eksperti" me këtë mënyrë të foluri,apo thjeshtë gazekaruci i radhës e ka shkruar me chat gdp??

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje