Historiani Oliver Jens Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin

3 Tetor 2023, 21:50Rajoni TEMA
Historiani Oliver Jens Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. 

Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike:

"Kosova veriore është një qendër e rëndësishme për krimin e organizuar. Në fakt, nuk ka forcë policore në këtë pjesë. Krimi i organizuar ka interes që t’i mohojë qasjen Policisë së Kosovës. Çdo veprim i policisë përshkruhet si dhunë etnike e supozuar. 

Incidenti i lartpërmendur i tregoi të gjithë botës se sa ngushtë janë të lidhura krimi i organizuar dhe dhuna politike. U bë gjithashtu e qartë se sa ngushtë janë ndërthurur këto grupe të aktorëve politikë kriminalë me qeverinë në Beograd.

Schmitt thotë se për shkak të nacionalizmit, Serbia është ende shumë larg sundimit të ligjit dhe demokracisë:

"Kjo shkon aq larg sa Kosovës – një shteti të pavarur – i kushtohet një rëndësi e madhe në Kushtetutën e Serbisë dhe të gjitha institucionet serbe janë të përkushtuara për ta rikthyer Kosovën nën kontroll. Nacionalizmi serb dhe miti janë pengesa në rrugën e Serbisë drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Serbia aktualisht është shumë larg nga kjo".

2 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Nuk kemi nevoje ne per mendjen e ketij palacos austriak. Ky ngaqe u diskretitua me ate shpfijen qe beri per Nenen e Skenderbeut se gjasme ishte serbe, tani kekron te na hiqet sikur eshte i Drejte e pro Shqitpar. Ik ore legen . Ate genjeshtren qe propagandonte ky bastard austriak kudo neper media, ne ate kohe kur Wikipedia nuk kishte filluar te punonte , ja hodhi poshte edhe nje studjues Serb me Wikipedia me dy llafe. Sepse ne Wikipedia jepet pema famii;jare e Familjes Brankovic dhe aty nuk figuron e jema e Skenderbeut. Edhe studjuesi serb deklraonte, se " nqs ajo do ishte nga Familja e Brankvoic ajo di ishte ne pemen familjare te Brannovicece, po ajo nuk eshte aty. Keshtu qe ajo nuk eshte serbe". Nderkaq ky bastard pelliste lart e poshte se Nena e Skenderbeut ishte serbe. Ky u shumezua me zero qe kur filloi te punoje Wikipedia . Tani ky sharlatan na ben patriotin se kerkon te shesi ato librat e qelbura te historise se tij genjshtare dhe mediokre

    1. S
      Shqiptaret qe s'harrojne kurr _asgje _asnjiher

      R.V , ky tipi , Tinzari Akrobat ,s'eshte Austriak sepse Austriaku ka Fytyre ,,, ky eshte Zvicerian Satan ( kommt aus der Schwitz )

    Lini një Përgjigje