Shefi i BE-së në Kosovë: Njerëzit që jetojnë në veri janë në rrezik

3 Tetor 2023, 15:40Rajoni TEMA

Shefi i BE-së në Kosovë: Njerëzit që jetojnë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Szunyog ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka dëgjuar qëndrime të ndryshme për situatën aktuale.

Ai ka shkruar në rrjetin social X (ish-Twitter) të martën se zhvillimet e ditëve të fundit janë kujtesë e ashpër dhe tragjike “e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”. Po ashtu, ai ka shtuar se në rrezik është edhe siguria e të gjitha komuniteteve.

Szunyog është shprehur se të dyja palët duhet të japin kontribut në uljen e tensioneve.

“Gjatë një vizite në veri të Kosovës dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin më të gjerë”, shkroi Tomas.


Sulmin në veri të Kosovës nga serbët, ai e ka quajtur të tmerrshëm.

4 Komente

  1. S
    Standard

    Mandati i zotris ka mbaruar ne 31 Gusht 2023. A mund ta pyes dikush Zotrine se nga Kush eshte ne Rrezik popullata e veriut te Kosoves; Nga KFOR, qe ka shtuar prezencen aty, ??? Nga EULEX, prezent aty??? Apo nga Policia e Kosoves, qe ende nuk e ka marr ne dorzim ate pjese te rritorit..??? Ky zotri nuk mund te jet Eufemistik, ta hedh topin ne ajer, dhe faji le ti ngelet kujt ti ngecet. Tipike e burokrateve te keqperdorur te BE-s. . . Serbet sulmuan me trupa te rregullta dhe armatime te renda ndaj territorit te percaktuar te Kosoves. Ky zotria, perfaqsues i Borrel, nuk tha asnje fjale. Tani qe u zbraps ai sulm, del dhe na tregon qe paska rrezik ne Veri te Kosoves...

    1. D
      Dinua

      Jo legen por kove ky pis perfaqesues i EU… Insistimi ne idiotesine a barazimit te agresorit dhe viktimen tregon vetem paaftesi dhe mbajtje ane te agresorit. Imagjinoni qe nje viktime te perdhunimit ti kerkohet te arrije marreveshje kompromisi me perdhunuesin. Kjo eshte vetem politike dhe diplomaci qesharake. Turp

      1. E
        Evropa Kurva Plake me pamjen e Doris Pack

        Nuk behet fjale qe BE ndaj Kosoves eshte kunder dhe ne mbrojtje te agresoreve serb.

        1. v
          vlora

          Ne sinkron me Ramoviqin e Vucicin,

          Lini një Përgjigje