Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

3 Tetor 2023, 10:36Rajoni TEMA

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.

Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.


“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, ka thënë Kurti teksa ka marrë pjesë në një tryezë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritjet nga Procesi i Berlinit.

 

4 Komente

  1. M
    Mashtruesi ordiner

    O Kurti, ata serb që po shkatërrojnë Kosovën ishin dhe disa janë ende deputet, z.KM dhe Ministra në Qeverinë tënde dhe marrin paga e benisficione dhe vijnë vetëm për sy faqe për të bërë korumin kur të duhet ty dhe ikin. Nuk paguajnë rrymën, doganat, taksat as nuk njohin shtetin e ligjet e Kosovës etj. etj. Kjo është ajo që nuk e thua sepse ti dikur digjje institucionet tona kinse kundër e tash je miku më madhe i tyre.

    Përgjigjjuni
    1. l
      leri deklaratat e fillo mer masat per mbrojtje

      Buthqi serb komandohet nga Cari Rus dhe nuk i besohet asgje cfar deklaron medieve .Nqs Cari Ruse i jepo urdher te Destabilizoj Ballkanin vuqiqi ,do ta bej ate e do sulmoj Kosoven perser edhe per t'u rehabilituar ne syt e Opinionit mbare si Ushtri gjasme e forte Srbe (si edhe mbahen e shiten opinionit vet serbet ) .Prandaj Shteti i Ksosoves vec bashkpunimit me Aleatet Stardegjike Shbe-te etj , duhet te ken vet nji Plan /Stradegji te tyre ,si mundet ta mbrojne Kufirin e Kosoves ,qe asnji kembe serbo mos te shkeli i gjalle Token e Kosoves . Nji nder me efikaset do ishte psh Minimi i gjithe teritorit ne kufij me serbine ne gjatesi e gjeresi , qe serbet te shken vetem si Kufoma token Kosovare duke vendosur tonelata tritoli etj etj lende mbrojtese .plus Ushtria qe duhet te shpejtoje e armatoset me gjithcka mundet .Tegjet e Botes jane Plot sot

      Përgjigjjuni
      1. k
        karrocieri

        Ky eshte me mire te heshte se sa te flase. Le te tregoje te pakten nje here ne jete se respekton edhe Ameriken dhe Evropen. Te flas pasi ta pyesin se ndryshe tregon se e ka vene karrocen para kalit.

        Përgjigjjuni
        1. v
          veterani

          E paska rehabilitura Vuçiqin. BRAVO kështu e kanë miqtë e nxjerrin shoqi shojnë nga kriza.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje