Eurodeputeti: Lajçak të dorëhiqet si negociator, ka treguar se nuk e bën dot

2 Tetor 2023, 22:00Rajoni TEMA
Eurodeputeti: Lajçak të dorëhiqet si negociator, ka treguar se

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz tha se Miroslav Lajçak duhet të tërhiqet menjëherë si negociator.

Sipas tij, Lajçak nuk ka arritur rezultatet që priteshin dhe ka treguar hapur se nuk është i përshtatshëm për pozicionin.

“Duhen marrë masa kundrejt politikës e cila vjen nga disa politikanë nga ana e BE-së. Diçka atje duhet të ndalojë dhe ne duhet të kemi një deklaratë të qartë për të ndaluar fondet ndaj Serbisë dhe fondet përpara negociatave derisa të mbyllen hetimet.

Mendoj se përfaqësuesi jonë Borrell nuk është i paanshëm, zoti Lajçak nga ana tjetër e ka treguar qartazi se nuk është i përshtatshëm për atë punë.

Ai nuk ka qenë në gjendje të qetësonte tensionet. Nuk ka qenë në gjendje të ofronte arritje dhe zhvillime pozitive në dialog midis Serbisë dhe Kosovës, pra ai duhet të tërhiqet dhe të kuptojë se nuk është i përshtatshëm për punën,” – u shpreh Waitz.

2 Komente

  1. P
    Piro

    Bravo. Qendrim korrekt. Vendi tij se njeh kosoven, ky ben ndermjetsin. Pa kuptim.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban

      Ne ate post eshte vene nga parlamenti europian dhe jo nga vendi i tij , atje mbron dhe vepron sipas interesit teParlamentit Europian , nese eshte i pa afte ashtu sic e pershkruan eurodeputeti austriak ajo eshte tjeter gje dhe e vlereson dikush tjeter dhe jo eurodeputeti , si eurodeputeti atje jane reth 700 te tjere…cecili thote idete e tija …

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje