
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka dënuar sulmin nga një grup terrorist serb në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një punonjës i Policisë së Kosovës.
Në një konferencë shtypi nga Zagrebi në krah të kryeministrit Edi Rama i cili po zhvillon një vizitë zyrtare aty, Plenkoviç u shpreh se ky sulm nuk ka ndodhur rëstësisht dhe kjo u duk nga numri i madh i armatimit.
“Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjestëarit të Policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që kanë qenë të armatosur në formë të tillë që këtu bëhet fjalë për operacion të planifikuar.
Nuk është diçka që ka ndodhur rastësisht. Kjo ngjarje është sinjal i fortë që tregojnë se ka forca që duan të destabilizojnë Kosovën, situatën në hapësirën e Europës Juglindore”.
Kryeministri kroat bëri thirrje gjithashtu që komuniteti kroat të reagojë me forcë dhe vendosmëri ndaj Serbisë, si dhe të mbështesë institucionet e Kosovës.
Plankoviç foli edhe për masa ndaj Serbisë, që mund të jenë në të njëjtin nivel me masat e marra ndaj Kosovës disa muaj më parë.
“Gjithashtu reagimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë i qartë dhe i fortë dhe duhet të përkrahin institucionet e Kosovës dhe nga ana tjetër duhet të bëjmë përpjekje për të parandaluar çdo lloj eskalimi të gjendjes.
Bëhet fjalë për masat që KE mund t’i ndërmarrë. Bëhet fjalë për disa prej programeve të BE dhe masa të tilla janë ndërmarrë edhe ndaj Kosovës para disa muajsh”.
Bravo Kroacia, konsistente dhe e qarte ne qendrimin e saj. Me mire nga te gjithe kroatet e dine cfare do te thote te kesh te besh me serbet. Te marr shembull rama nga keta dhe te rishikoje qendrimin e tij personal, se kursesi nuk eshte qendrim i shqiptareve.
I dashur Dok. Ndoshta je i ri dhe nuk di nga historia qe Kroacia dhe Serbia kane qene gjithmone "konkurent" me njera tjetren. Tito ishte kroat dhe pikerisht per te forcuar Kroacine i dha Kosoves ato te drejta qe u ben shkak qe me vone Kosova kish te drejte Federale per shkeputje nga Serbia, sic kishin edhe republikat e tjera. Ishte Tito qe e shpalli Kosoven si "element konstituiv i Federates", qe ishte thike e helmosur per Serbine....Po te kesh qene ne Kroaci do veresh se ata dhe sllovenet jane popujt me miqesor te shqiptareve. Ashtu ne kofidence kroatet pranojne se jane "ilir" qe flasin sllavisht ne krahasim me shqiptaret qe jane me prejardhe ilire, por qe flasin shqip. Edhe shume toponime ne keto zona kane emra shqiptare...etj...etj. Tere keto i them se Kroacia, Evropa dhe Amerika kane qene dhe jane aleate natyral te Kosoves. Eshte tjeter pune se Kurti ka dale si "kerrici para gomarit" dhe na ka armiqesuar me njeri tjetrin duke dale me teorine se kosoovaret nuk jane shqiptare dhe se ata duhet te kene shtetin e tyre dhe jo te bashkohen me Shqiperine. Ne tere kete pune qrmiqesore Kurti ka perdorur "fjalor eksterm patriotik" duke bere per vehte vetem llumin shqiptar. Ai ka lulezuar dhe si nejri pa karakter, sepse ka ndihmuar Srbine ne percarjen tone kombetare dhe percarjen me aleatet tane. Fjalori i tij "armiqesor" shpesh ka qene me i ashper kunder Shqiperise, Amerikes dhe Evropes se sa kunder Serbise. Tere kete e ka bere ne sherbim te sllavofileve, per arsye "llogjistike" dhe ndoshta edhe sepse ashtu e kane urdheruar. Kroatet jane aleate tane natyral, por Kurti i injoron ata. Edhe kur Blinken i tha Kurtit qe te perdorte nje nga modelet evropiane te "bashkesive per pakicat". Kurti nuk pranoi vecanerisht modelin Kroat te cilin Blinken ja propozoi edhe konkretisht. Pra ne kete kuptim Kurti eshte nje "dru i shtermber" jo vetem per Evropen, Ameriken dhe Shqiperine por edhe per Kroacine. Ai e refuzoi modelin Kroat me arsyetimin qe ai do preferonte te qemtonte ne keto modele....Modeli ishte gati...por...Kurti ashu kish udhezimet duke ofenduar edhe modelin kroat....ETJ....
Për @Perseri une --- Na falni por disa fakte i paskeni përmbysë: 1. Këtë të fundit, me propozimin e modelit kroat për pakicat, e keni përmbysë në shpinë! Pikërisht Kurti e ka bë këtë propozim! E ka menduar se mund ta zëvendësoj Asociacionin (Zajednicen). Pastaj tek fakti 2. Pikërisht Kurti ka bë propagandë për bashkim kombëtar por e kanë detyruar që mos ta përmend më! Fakti 3. Pikërisht Kurti e ka për zemër dhe model Kroacinë duke u bë objekt kritike se më shumë po bashkëpunon me Kroacinë se me Shqipërinë! Pa keqkuptim, jam kritik i madh i Kurtit, nuk jam fans i tij por më ra në sy se këto fakte i ke përmbysë plotësisht, si dita me natën! Për Titon e ke mirë.
O idiot që bën si i zgjuar! Kur paska qenë Kurti kundër bashkimit me Shqipërinë!? Ti do jesh serb që flet shqip.