Radojiçiç pranoi pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist, BE-ja: S’komentojmë për individë, duhet të qartësohet kush qëndron prapa

2 Tetor 2023, 14:09Rajoni TEMA

Radojiçiç pranoi pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist,

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano për sulmet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, sërish është pyetur rreth përfshirjes së Milan Radojiçiç-it në këto sulme.

Ai në konferencë për media ka refuzuar të komentoj përfshirjen e tij, duke thënë se “duhet të shohim fotografi të plotë”, edhe pse i njëjti e ka konfirmuar se ka qenë i pranishëm në këtë sulm të premten e 29 shtatorit.

“Duhet të shohim fotografitë e plota të bazuara në hetimin e duhur dhe më pas në atë moment BE-ja do të bëjë komentet dhe refuzimet. Por, në këtë fazë kjo është ende një pjesë e procesit që po ecën dhe ne nuk do të komentojmë individët, duhet të qartësohet se kush qëndron prapa”, deklaroi Stano.

“Çdo ditë është me një revolucion të ri, çdo ditë dalin prova tjera. Nuk po komentojmë çfarë sjell çdo ditë, duhet të shohim hetimin përfundimtar”.

Ai tutje ka kërkuar nga palët që të kthehen në dialog, sipas tij nëse do të kishte normalizim të marrëdhënieve mes palëve nuk do të përballeshin me situatën e 24 shtatorit.

“Dialogu ekziston prej vitesh, ne duhet të kthehemi mbrapa sepse kjo është mënyra e vetme e disponueshme për të dyja palët Serbia dhe Kosova që më në fund të arrijnë në normalizimin e marrëdhënieve. Me normalizimin e realiteteve ne nuk do të përballeshim me këtë situatë”.

“Prandaj bëjmë thirrje nga BE-ja dhe partnerët që palët t’i kthehen dialogut“, ka thënë Stano.

Stano, ka potencuar se për ta vazhdon të jetë e rëndësishme vetëm stabilizimi i situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Prioriteti i parë jo vetëm për ne, por për të gjithë është deeskalimi i situatës dhe stabilizimi i situatës. Në jemi në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhet prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, të dielën në një konferencë për media tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë Veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

“Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik”.

“Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilët i kemi konfiskuar”, tha ai.

Të premten, Millan Radoiçiçi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

7 Komente

  1. K
    Koli

    As mos shkoni me ne bisedime.Ata erdhen vrane policin,keta thone Dialog.Jeni ju Kurva qe fryni Serbine te beje si i forte.Pisa Europe.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XhaFCK

      E keqja nuk eshte Serbia, por Europa. Ky konflikt duket i stisur per te hapur lufte. Kosoves nuk ja dhane “lirine” se ju dhimsen kosovaret, por per ta pasur pretekst per vater zjarri sa here ju duhet. Asgje nuk eshte e stabilizuar me Kosoven. Ne cdo sekonde mund te kete zhvillime negative. Kurti edhte cope mjerani qe ben trimin por nuk ka me shume mend se Mr Been. Trimat qe udhehiqen luften e kosovareve i mbajne ne biruca ne Hage dhe rri ne fuqi nje birbo qe ska haberin e politikes dhe situatave. Kete pikerisht duan europianet ne Kosove, duan nje gallof si ne tru edhe ne pamje.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fejziu

      EVROPE KUR PLAK

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapterri

        S’komentojmë për individë, duhet të qartësohet kush qëndron prapa- thote ky burokrati.Pse akoma nuk e dini?Keta behen qesharake,kur ajo dihet qe ky grup eshte pergatit nga qeveria serbe dhe Vucici.Kurveria e europianeve nuk mbaron kurre.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosoves i vute Sanksione kot fare o Maskarenje BE

          Pedoret nji retorike per ti ber dredha Denimit Terroristeve Serb ,duke e spostuar Aktin Terroriste Serbe ,ne nji tjeter "Teme" ,ndeekohe qe Shtetit te Ksoves i vune Sanskione pa e zgjatur nji Dite dhe kot fare pa asnji arsye ,por sepse i donte bytha Klanit Fashiste te BE-s qe mbeshteste Surratpidhin vuqiq ,per ti Cotuar perseri si ka bere ne Shekuj Kurva plake ,terirore Shqiptaeve e dhuroje Shtetit te Terroristeve Serb ! Kta jane maskarenje ,e te pafytyre .Perdorin disa Standarte si ndodh edhe me te Arrestuarit e UCK ,qe luftuan per clirimin e vendit Kosoves nga kto Ushtrae terrosites Serbe , qe ala per Turp ,i mbajne Politikat Fashite ne Hage . Poshte Fashizmi !!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Km

            O Pjeter Stani,a e degjove Ministrine e Mbrojtjes te Serbise sot?"...po' DHA urdher Vucici,jemi gati te hyne ne kosove..."E kush pret ti ,zoti Stani,te jete pas sulmit te 24 Shtatorit"?Nuk te mjaftojne faktet?E kur do i shohesh faktet ti ,kur Kosova te kthehet ne Ukraine?

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qakua

              Serbet mendojne se jane te mencur. Qellimi qe ky Radojciqi merr pergjegjesine, eshte qe te liroje nga pergjegjesia Vuciqin dhe Putinin. Puna eshte ne se Kurti eshte dakort me kete qe them une. Edhe vet Kurti luan kartat e Vuciqit dhe Putinit, per te acaruar punet dhe jo per te ndihmuar aleatet ne shtrendgimin e vidave te Serbise. Pune spiunesh dhe idjotesh!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje