Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës

2 Tetor 2023, 13:01Rajoni TEMA

Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.

“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd.

“I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, theksoi ai.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Sveçla tha se Kosova ka dëshmi se grupet e armatosura janë përgatitur dhe stërvitur në bazën stërvitore ushtarake afër Jagodinës në Serbi, si dhe në Kopaonik.

U publikuan po ashtu fotografi dhe video, që, sipas policisë së Kosovës, janë incizuar nga dronët dhe janë sekuestruar nga grupi i armatosur në Banjskë.

Serbia i mohon akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist.

Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiç, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Radoiçiq nuk ishte në bazën ‘Pasulanske Livade'”

Mojsilloviq e mohoi se Radoiçiç ka marrë pjesë në stërvitje në bazën “Pasulanske Livade”, në Serbinë qendrore.

“… dhe as nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje”, tha ai.

“Në disa raste ai është ftuar në stërvitje, por nuk është përgjigjur. E, çfarë bën Radoiçiç në pronën private, nuk është çështje e ushtrisë serbe”, shtoi Mojsilloviç.

Ai tha se që nga viti 2021, “persona nga Kosova dhe Metohia” janë ftuar në stërvitje të rregullta të rezervistëve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të sajin, edhe pse vendi është i pavarur nga viti 2008.

Mojsilloviq tha se ushtria se “një numër shumë i vogël – rreth 19 për qind – i rezervistëve nga Kosova u përgjigjet thirrjeve për stërvitje ushtarake”.

“Në ‘Pasulanske Livade’ ka pasur stërvitje me njësi të ndryshme rezervistësh nga vise të ndryshme të Serbisë dhe ka pasur njerëz edhe nga ‘Kosova dhe Metohia'”, shtoi gjenerali i Ushtrisë serbe./REL

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Ushtria rusoserbe,eshte dinake dhe nuk i besohet per asgje.Rusia cariste ,e rrethoi Ukrainen me nje numer te madh ushtaresh,tanke ,armatim akoma me te rende,por kur Usa,Europa i thoshte perse ti me gjithe kete arsenal armesh dhe numer te madh ushtaresh!putini thoshte bejme stervitje...E njejta metode eshte duke u ndjekur edhe me ne ,kulcedra rusoserbe !nuk hek dore nga aneksimi i Republikes te Kosoves.Populli yne duhet te jete vigjilent,fatmiresisht populli yne i ka te gjithe kuadrot e ushtrise shqiptare(oficeret) ne shqetesimin dhe mbrojtjen e lirise Pavaresise te Republikes te Kosoves.Gjeneralet shqiptar si Sander Lleshaj Dritan Gaxhaj me te atin,ka plote qe ne caste te ketilla shenderrohen ne ideollog ,strateg gjithmone ne anen e kombit.Nga gjeneralet rusoserb ,gjithmone duhet ta rrisim vigjilencen se fjalet i kane helm i kane predha i kane zjarr,.Karagjozet u besojne fjaleve qellimeve te armikut shekullor ,sepse tentojne qe varret e tyre te jene prane varrit te esad pashe toptanit,rrahman morina..Kane lindur dhe kane rritur nenat shqiptare strateg ideollog si Komandant Adem Jashari ,ushtare besnik per lirine e Republikes te Kosoves,kane pregatitur edhe shkollat ushtarake akademike te Tiranes,bij bija si Alfred Moisiu,Sander Lleshi Dulaver dhe Dritan Gaxhaj...Pertej murit nuk kemi ku te shkojme ,te respektojme keshillat e te gjithe gjeneraleve shqiptar qe mbtotjen e Republikes te Kosoves e llogarisin si obligim si detyre kryesore.Ftitorja i perket pooullit tone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje