Profesori britanik: Serbia u stërvit me automjetet amerikane, të cilat ia fali SHBA. Vuçiç do japë llogari

2 Tetor 2023, 11:18Rajoni TEMA
Profesori britanik: Serbia u stërvit me automjetet amerikane, të cilat

Aidan Hehir, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Westminster, ka deklaruar se automjetet me të cilat grupet serbe u stërvitën para sulmit në veri të Kosovës duket se ishin amerikane, duke shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë shumë për të shpjeguar.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se automjetet që shihen në pamjet e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë të tipit “Humvee”, ndërsa ka thënë se Departamenti i Sigurisë s’do të jetë i lumtur që Serbia “i ka shfrytëzuar për t’i stërvitur terroristët me makinat që iu dhanë donacion nga SHBA-ja”.

“Automjetet duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA.

Vuçiqi ka shumë për të shpjeguar”, thuhet në reagimin e tij.

Ministri Sveçla ka publikuar të dielën në një konferencë për media pamje të trupave serbe që stërviteshin para kryerjes së sulmit në fshatin Banjskë.

Në korrikun e sivjetmë, media serbe N1 pati raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë furnizuar Serbinë me 66 automjete "Humve".

Profesori Hehir kishte folur edhe më parë mbi situatën në Kosovë dhe qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë.

6 Komente

  1. L
    Liku

    Jo me dhon llogari ai qe firmosi me ja dhon ato mjete Serbise?!?!?!?

    Përgjigjjuni
    1. j
      janulles me rrocke bythes

      Serbia eshte rusia e vogel e europes. Vazhdoni pomponi evro e ndihma ne ekonomine e serbise se ne fund te gjatin kini per te mare. Spo e kuproni se serbet tallen me evropianet

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramut bolja

        Te qift Janullatosi gruan

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhigolo

          Sefte gruan tënde pasta të tjerëve që janë si ti!

          Përgjigjjuni
      2. O
        Opinion

        Situatë e tensionuar, tanimë është e dokumentuar se ky problem,aksion ushtarak është bërë më dijeninë dhe përgatitjen e shtetit sërb.Kjo është e qartë por çfarë vjen më pas. Palët e përfshira (Kosova padyshim që është agresuar)kanë deklaruar qëndrimet e tyre dhe faktet e provat që disponojnë.Këtu Sërbia po përpiqet që të dalë e amnistuar nga kjo histori.Kosova në të drejtën e vet pretendon(faktet tregojnë që kështu ka ndodhur)është e sulmuar.Ku qëndron problemi atëhere dhe si duhet zgjidhur me sa më pak pasoja ky problem? Mendoj se determinant është qëndrimi dhe roli i faktorit ndërkombëtar Dihet pozicioni i Sërbisë,i kapur gafil në këtë situatë.Kosova jonë në deklaratat që bën thotë që ne jemi faktor i parë dhe këtë problem do e zgjidhim me institucionet dhe policinë apo FSK.Kam dyshim për këtë,sepse, mbas marrjes së detyrimit kërkojnë që faktori ndërkombëtar duhet të bëhet koshient dhe të vihet në lëvizje me organizmat që ka për të penguar diversionin dhe agresionin sërb. D.m.th.që ne përballemi por nëse nuk mundemi ndërhyni ju.Atëhere ku është in-konsekuenca e qëndrimit të Shqipërisë jo për të intervenuar por për profilaksi mbrojtje rolin parësor ta marrë KFOR dhe EULEKS në këtë situatë? Përgjigjen ta japin këta patriotët të tipit Sali dhe diplomatët e tipit Tritan!

        Përgjigjjuni
        1. R
          RKS

          Nuk denohet Serbia se i del ne krah Aleksandrit vellau Edi dhe kerkon mirekuptim.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje