“Xhandarmëria serbe, terror në Luginën e Preshevës”, Hoxha zbulon çfarë ndodhi tri ditë para sulmit në Kosovë

3 Tetor 2023, 09:43Rajoni TEMA

“Xhandarmëria serbe, terror në Luginën e

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë. 

Hoxha deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit", se ndërsa vëmendja dhe fokusi janë përqëndruar te zona e Rashkës apo kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, është harruar zona e Luginës së Preshevës ku sipas gazetarit po ndodh një fushatë terrori dhe po çregjistrohen shqiptarët.

Ai zbulon se tri ditë para sulmit në Banjskë, xhandarmëria serbe ka pasur lëvizje të dukshme në zonat ku ka komunitet shqiptar. Sipas gazetarit Artan Hoxha, ky është një mesazh i fortë kërcënimi dhe frike në zonën e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“Duke u përqendruar me zhvillimet në zonën e Rashkës dhe kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, kemi harruar zhvillimet me Luginën e Preshevës.

Miqtë që kam atje më kanë thënë se tri ditë përpara sulmit në Banjskë kishte pasur lëvizje të dukshme të ushtrisë serbe në Luginë dhe kanë qenë haptazi, edhe me xhandarmëri ku është komuniteti shqiptar.

Ky është një mesazh shumë i fortë, një mesazh kërcënimi dhe frike në zonën e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Deputeti shqiptar Shaip Kamberi e ka ngritur zërin në Parlamentin e Serbisë, por është i vetëm atje.

Ndërkohë me Kosovën që e ka armikun te porta, me Shqipërinë që flet sikur është Zvicra, ne, dashje pa dashje, kemi harruar pjesën tjetër të kombit, që është nën terrorin serb.

Ne duhet ta ngremë në këtë moment se çfarë ndodh atje, se po i fshijnë nga adresat. A kemi ne një plan se çfarë duhet të bëjmë ne, si duhet t’i marrim në mbrojtje ata shqiptarë që ndodhen brenda Republikës së Serbisë?”, është shprehur Artan Hoxha.

5 Komente

  1. P
    Poseidon

    VETEM PAQJA NE MES SHQIPETAREVE MYSLIMANE E ORTODOKSE ESHTE AJO QE DUHET TE KERKOHET NE BALLKAN.......POLITIKA DUHET TE JETE E PAVARUR NGA FEJA GJE QE NDODH VETEM NE SHQIPERI.....VENDET E TJERA KU BANOJNE SHUMICA SHQIPETARE ORTODOKSE GREQI SERBI MAQEDONI MAL ZI ETJ QEVERITE VAREN TERESISHT NGA FETE....KJO SJELL KETE SITUATE MES SHQIPETAREVE NE TERE BALLKANIN......

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      VETEM PAQJA NE MES SHQIPETAREVE MYSLIMANE E ORTODOKSE ESHTE AJO QE DUHET TE KERKOHET NE BALLKAN.......POLITIKA DUHET TE JETE E PAVARUR NGA FEJA GJE QE NDODH VETEM NE SHQIPERI.....VENDET E TJERA KU BANOJNE SHUMICA SHQIPETARE ORTODOKSE GREQI SERBI MAQEDONI MAL ZI ETJ QEVERITE VAREN TERESISHT NGA FETE....KJO SJELL KETE SITUATE MES SHQIPETAREVE NE TERE BALLKANIN......

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        Shteti yne eshte inekzisten ne ceshtjen kombetare.Njerezit e caktuar me detyra per sigurine kombetare ose jane te pa afte ose .........kjo duket si ne situaten ne Himare por dhe ne kosove apo Medvegje

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piktori dhe piktura

          Rama ta shtyjë përpara i vetëm Open Balkan- in e tij! Jepi, jepiii...

          Përgjigjjuni
          1. !
            !

            Mua me dergoi lajm nje mikeshe qe kam atje dhe thote qe s'kemi probleme por genjejne e duan te destabilizojne bBallkanin ca pseudo shqiptar. Kete e pashe dhe ne emisionin e Ylli Rakipit me Sejamin kokeqenin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje