Sekretari serb i mbrojtjes: Për shkak të mbylljes së vendkalimeve, situata në veri alarmante

3 Tetor 2023, 14:29Rajoni TEMA

Sekretari serb i mbrojtjes: Për shkak të mbylljes së

Sekretari shtetëror në ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq ka vlerësuar sot se gjendja në veri të Kosovës është bërë alarmante dhe se për shkak të mbylljes së vendkalimeve administrative mungojnë gjërat elementare, përfshirë barnat.

“Për 10 ditë të plota veriu i Kosovës është shkëputur tërësisht nga vetë Serbia, askush nuk lejohet të kalojë vijën administrative, mungojnë mjetet elementare, përfshirë mjetet mjekësore – barna, oksigjen, vaksina për foshnjat etj”, ka thënë Staroviq në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.


Sipas tij, sundimi i papenguar i policisë së militarizuar të Kosovës në gjithë rajonin vazhdon.

 

 

2 Komente

  1. L
    Lani

    Merrini ne Prishtinë. Ua çojme dhe ne nga Tirana. Jane me te mira se ato serbe.

    1. p
      problem .Ku do hyjn Terroristet Serb nashi ?

      BE-ja duhet menjiher t'i hapi rrugen Terroristeve te Shtetit Kriminel serb ,sepse vucicit po i bi infrakt nga turperimi qe i beri Policia e Kosoves - Terroristve te Vuqiqit

      Lini një Përgjigje