Vrasja e policit në veri të Kosovës, DASH: Sulmi i planifikuar mirë, mos luani me drejtësinë

4 Tetor 2023, 13:56Rajoni TEMA

Vrasja e policit në veri të Kosovës, DASH: Sulmi i planifikuar

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë.

I pyetur në lidhje me arrestimin e Milan Radojçiçit, zëdhënësi i DASH, Vedant Patel u shpreh se i kanë raportet.

“Ne i kemi parë ato raporte, Shaun. Ne nuk do të shkojmë përpara hetimit.

Dhe siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje