Bërnabiç: Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat e sulmit terrorist

4 Tetor 2023, 13:00Rajoni TEMA

Bërnabiç: Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat e

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka bërë të ditur se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Manastirin e Banjës të dielën e 24 shtatorit.

Duke folur për terroristin dhe të sanksionuarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Milan Radojiçiçin, i cili morri përgjegjësinë për organizimin e sulmit, Bërnabiç tha se Serbia “do të bëjë gjithçka që mundet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën për të vepruar siç parashihet”.

“Serbia është shtet ligjor”, ka thënë ajo.

Bërnabiç e cila nuk është distancuar nga terrorizmi ka vazhduar me propagandë duke theksuar se “nuk e arsyeton” vrasjen e askujt e as vrasjen e zyrtarit policorë mirëpo sipas saj “serbët në Kosovë janë duke vuajtur nga presioni i vazhdueshëm, prandaj ka qenë çështje ditësh, çështje minutash, deri tek incidenti”.

Ndryshe Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radojiçiçin, një ditë pas marrjes në pyetje.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radojiçiçin, pas intervistimit.

Prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e tij, një ditë më parë, me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

6 Komente

  1. P
    Prokurori publik

    Shtet ligjor janë dhe talebanët sipas tyre Ju liruat nga burgu nje terrorist që organizoj sulm me armë ku e vra nje polic dhe u plagosen të tjerë Dhe jeni shtet ligjor!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "“Serbia është shtet ligjor”, ka thënë ajo."?? atëherë si shtet ligjor duhet ta ekstradojë personin në fjalë në shtetin ku ai ka kryer krimin!të cilin e "ka pranuar",e ka marrë përsipër,vetë!!

      Përgjigjjuni
      1. m
        minushe

        kryeministre perverse

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nji Shtet Terroristesh s'mundet te bej Drejtesi

          Sinqerishte kte rrac shkerdhatash te njerezimit s'ja vlen as t'i komentosh ,aq te ńeveritshem jane bere per Opinionin mbare .Jane kaq te Trashe ,apo bejne sekur ?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kjo do cuar ne Lesbos per nji Terapi totale kok e

            Nji terapi e ka shume te nevojeshme kjo ne gerrqi ne Lesbos me kualodu ,culen dhe trut

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajduti

              Te ben pershtypje se si Bernabic, Vuciq dhe Razatovic jane marre vesh qe tja hedhin fajin Razatoviqit. Kusari duhet te dije me shume per Razatoviqin, sepse ka qene shoke me te dhe bisedonin per planet e perbashketa te Kurtit dhe Vuciqit se si te zgjidheshin problemet e Kosoves. Razatovici perseri del si strumbullar i ruajes se sekreteve serbe dhe me te edhe te ideve te Kurtit se si Kurti dhe Vuciqi mendojne ne kofidence. Razatoviqi do shpallet gjeniali serb qe qorolepsi popullin shqiptar dhe Ameriken. Ne te arthen atij populli serb do i ngreje permendore ne "Ada Cigalia" ne Kalamegdanin e famshem serb krahas permendores se Kar Dushanit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje