
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja do ta mirëpresë secilin propozim të Kosovës në këtë temë, që do të jetë “kredibil dhe i arsyeshëm”.
“Në fund, kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mirëpo, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne, ose të tjerët, se si të çojë diçka përpara në mënyrë më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë”.
Ky është reagimi i parë i ambasadorit Hovenier për këtë çështje, pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë se Kosova duhet ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe bashkë me Shtetet e Bashkuara.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Së fundi, komuniteti ndërkombëtar e ka rritur presionin ndaj Kosovës duhet e kërkuar formimin e Asociacionit sa më shpejt.
Diplomatët amerikanë e kanë përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./REL
Besoj si irakut, libis, siris, afganistanit do ta rregulloni dhe kosoven dhe ne fund z. Ambasador nje permbledje te shkurter se te cilin vend te botes keni bere luftra dhe keni sjelle demokracin reale, o ambasador pash krishti ikni se e keni bere mut demokracin eshte viti 2023 dhe nuk eshte koha e majmunit Fuck all
Pa u vendpsur Sanksione Shtetit Terrorist te Vuqiqit dhe dorezojne Kriminelet Shtetit te Kosoves , qe akuzohen per Sulm te Armatosur kundrejt Shtetit te Kosoves , s'mundet te ket bisedime ,e cila do mjergullonte Denimin Korrekt te Shtetit Kriminel serb ,me Problematiku ne Rajon gjate gjithe Historise se tij , te perkedhelur e mbeshtetur Natyrishte nga Europa e Rusia vecanarishte . Nuk ka kuptim te dickutosh sot pe bisedime pa u sanksionuar Vucic
Ti Shkelzen ngaterron cdo gje me qellim te cfaqes predispozicionin tend si armik i Amerikes. Te lutem mos u bej dhe armik i Kosoves! Kosova ka nevoje per Ameriken... Sa per dijeni Iraku, Libia dhe Afganistani nuk kane fare ngjashmeri me Kosoven, sepse Amerika e cliroi Kosoven nga apardeidi serb. Ne ato vendet e tjera qe ti permend kishte lufte civile dhe nga kjo lufte psh doli dhe Talibani qe nuk perfaqesonte komb tjeter por pjesen me ekstreme te kombit te vet...Keshtu me rradhe nuk ka nevoje te te permend se lufta fetare sipas sekteve te oxhallareve nuk ka lidhje fare me clirimin kombetar te Kosoves. Kosovaret dhe serbet jane popuj te ndryshem dhe me fe te ndryshme. Ti Shkelzen je njeri i indroktinuar nga feja dhe nuk te takon te jetosh as ne Shqiperi dhe Kosove, sepse ne jemi tolerant me fene. Mire do jete te kerkosh emigrim e te vesh ne Afganistan te luftosh maleve me callmen e vdekjes ne koke kunder Amerikes. Vdis ne mer te fese e cila ne Amerike nuk gjykohet per respektihet. Pale na hiqesh si kundershtar me Shkelzenin...
Amerika gjithmone ka qene e gatshme dhe tekstualish i ka sugjeruar Kosoves qe te zgjedhi nje nga mundesite qe ofron vet praktika evropiane. Praktikisht ju sugjerua nga Sekretari Amerikan edhe modeli Kroat te cilin Kurti e "perdrodhi" si gjithmone, sipas ideve te Vuciqit. Kurti spjegoi se ai do preferonte te studionte keto zgjidhje dhe te merrte pjeset qe i shkonin Kosove. Asgje nuk beri Kurti por vazhdoi "Valsin e Vdekjes" me Vuciqin deri sa valsi i erdhi ne dere. Hipokrite nga Kosova na sugjerojne qe Kurti ka qene dakort me modelin kroat. Une po u them ketyre hipokriteve qe ti sugjerojne sot Kurtit qe te diskutoje me Ameriken modelin kroat. Bile Kurti ka mundesi qe modelin kroat ta "pjerdhe dhe shurroje" sipas qejfit te tij. Puna eshte se Kurti nuk nxitohet. Prisni kur te na thote se nuk eshte koha. Koha eshte qe Serbise ti tregohet vendi nga Evropa. Atij i jane ngaterruar keq kembet me "Valsin e Vdekjes" qe ka filluar ta kerceje me Vuciqin qe ne kohe te rinise"....