Serbët i vranë të atin, rrëfimi prekës i vajzës së Afrim Bunjakut: Nuk do mundem me u msu me mungesën e babës. Jam krenare për të!

4 Tetor 2023, 19:10Rajoni TEMA
Serbët i vranë të atin, rrëfimi prekës i vajzës

Me duart që i dridhen dhe sytë e përmbytur nga lotët, Arbenita thotë se “sdo të mundem me u msu me mungesën e babës”, e megjithatë thekson se “jam krenare se baba e dha jetën për të mbrojtur Atdheun”.

25-vjecarja, studente e Juridikut, është vajza e Afrim Bunjakut, rreshterit të policisë që u qëllua për vdekje nga një grup terroristësh serbë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

“Lajmin e kobshëm ma dha tezja. Nuk doja më e besu. Baba ishte nis në orën 5 të mbrëmjes për në punë. E nuk u kthye me gjalle. 

Eshte nje humbje që dhemb shumë, aq shume se nuk gjej fjale me e deshmu”, thotë Arbenita për emisionin “Në Shënjestër” në News24.

“Jam krenare për babën, e siç ai ma ka porosit unë do të ndjek rrugën e drejtësisë. Për të bërë drejtësi për vendin tim, vendin tonë, vendin për të cilin baba dha jetën”, thotë Arbenita, e cila lutet e shpreson që babai i saj të jetë Dëshmori i fundit në Kosovë.

1 Komente

  1. H
    Heroi Kosoves qe i shkoj perball Armikut

    Eshte e natyreshme qe vajza e Heroit i mungon babai dhe eshte shume mire qe ajo e shpeh dhimbjen qe la pas ikja e Heroit Afrim Bunjaku ,duke folur mbi ate i cili ishte Celsi , i gjithe atij suksesi qe arriti Policia e Kosoves ,guximi i tij ,qe ne momentin e duhur u gjend aty ku e kerkonte Atdheu ,duke mos kursye jeten e tij . Zoti ja lehtesofte dhimbjen ksaj vajze te mrekullueshme shqiptare me nji emer kaq te bukur .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje