Haliti për deklaratën e Edi Ramës: Shqetësimet për situatën në Veri, janë legjitime dhe vëllezërore

5 Tetor 2023, 13:05Rajoni TEMA

Haliti për deklaratën e Edi Ramës: Shqetësimet për

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka thënë se, “pas kalimit të viteve Veriu i Kosovës është bërë toka e askujt”, raporton Gazeta Blic.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Haliti ka thënë se, në Kosovë ka problem të kuptojmë të shprehuritë politik, dhe shqetësimet e politikanëve në Shqipëri për situatën në Veriun e Kosovës, janë legjitime dhe vëllezërore.

“Neve në Kosovë kemi problem të kuptojmë të shprehurit politik në kontekst të situatës për të cilën deklarohen politikanët e në këtë rast adhe Edi Rama. Shqetësimet e politikanëve në Shqipëri për situatën në Veriun e Kosovës, janë legjitime dhe vëllezërore”, tha ai.

Ai theksoi se debati e sulmet që bëhen në Shqipëri që kanë të bëjnë me Veriun e Kosovës, mendoj që si shërbejnë askujtë e më së pakti neve në Kosovë.

“Debati e sulmet që bëhen kundër njëri tjetërit në shqipëri e që kanë të bëjnë me Veriun e Kosovës, mendoj që si shërbejnë askujtë e më së pakti neve në Kosovë. Unë nuk e besoj ashtu siç askush në Shqipëri as në Kosovë nuk e dinë se tokë e kujtë është Veriu i Kosovës”, tha ai.

Ai tha se, nocioni tokë e askujtë e tokë e djegur ka të bëjë me atë që në këtë teritor nuk funksionojnë ligjet, kuvendet komunale ku dhe terroristët bënë përpjekje të organizojnë kryengritje të armatosur etj.

“Nocioni tokë e askujtë e tokë e djegur ka të bëjë me atë që në këtë teritor nuk funksionon ligji, nuk fonksionojnë institucionet kushtetuese, gjyqësori nuk funksionon, kuvendet komunale nuk funksionojnë, ligjin po përpiqen ta marrin në duart e tyre bandat dhe kriminelet e të gjitha ngjyrave, terroristët bënë përpjekje të organizojnë kryengritje të armatosur”, deklaroi ai.

Haliti potencoi se mosbesimi eshtë shumë i madhë në mes komuniteteve atje dhe me institucionet qendrore të Kosovës.

“Mosbesimi eshtë shumë i madhë në mes komuniteteve atje dhe me institucionet qendrore të Kosovës. Prandaj edhe duhet në forcë me besueshmëri shumë të madhe siç është NATO-KFOR, që të ndihmoj në vendosjen e rendit e qetësisë në Veri, dhe t’ua mundësoj politikanëve të të dyja palëve që të marrin vendime politika dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel e Ohër”, përfundoi Haliti.

1 Komente

  1. S
    Shefki

    Po ju thash nji dite me heret ndigjone e pytne Z Haliti Qlirimtarin e Atdheut se ky i din gjerat Saktesisht qfar tha ashtu esht. Shefki Mexhani SH B A

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje