“Plani B i Serbisë? Pas Kosovës, tensione në Mal të Zi dhe Bosnjë"

5 Tetor 2023, 09:30Rajoni TEMA

“Plani B i Serbisë? Pas Kosovës, tensione në Mal të Zi

Analisti Sadri Ramabaja tha se qëllimi i Serbisë pas aneksimit të një pjese të veriut të Kosovës, ishte të shkaktonte tensione në Mal të Zi dhe Bosnjë.

Sipas tij, aksioni i njësisë paramilitare, i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë dhe dështoi falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.


“Është një përpjekje për të mbrojtur kokën e krimit që është Vuçiç, pasi kemi të bëjmë me një agresion ndaj një shteti të pavarur, Radoiçiç është vetëm një vegël e shtetit serb.

Pas dështimit të planit A, Serbia kaloi te Plani B, inaugurimi i aksioneve ushtarake të kësaj natyre jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi e Bosnjë, ky është projekti i botës serbe, plani B parashikon ndërhyje ushtarak”, tha analisti  për Euronews Albania. 

 

1 Komente

  1. T
    Tirona

    po ju shkojne pordhet neper breke koqevareve se do perseritet prap 1999

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje