Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se prapa bllokadave të pikave kufitare me Kosovën qëndron shteti serb, të cilit nuk i intereson, sipas saj, as lëvizja e as fqinjësia e mirë.
Presidentja është shprehur se Serbia po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës, që destabilizojnë jo vetëm atë, por të gjithë rajonin.
Ajo ka kërkuar reagim edhe nga ndërkombëtarët, ndaj “shkeljeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilët po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë”.
"Serbia edhe njëherë po tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, nuk i intereson fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe lëvizjes.
Edhe këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, në mënyrë të veçantë kanë tentuar t’i terrorizojnë qytetarët tanë të cilët dëshironin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare, kanë vetëm një qëllim: të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovës dhe gjithë rajonin dhe në të njëjtën kohë e tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të shtetit serb me bandat kriminale, sepse siç e dini policia serbe ka qenë aty dhe të gjitha këto krijime kanë ndodhur para syve të tyre që edhe tregojnë bashkëveprimin e shtetit serb me këto organizata që vazhdimisht i kontribuojnë destabilizimit të vendit tonë”, deklaron Osmani.
Po moj mender presednike po ska asnje dyshim se serbia eshte pas dhe para ketyre grupeve kriminele si çdo her, dhe mos mendonti se amerikan dhe europa nuk e dijne kete dhe te tjerat, ajo qe eshte dashur qe ti dhe ortaku yt politik allbin kurrci ta dinit eshte se vuqiqi po çendron shume ngusht me te gjithe,ne kontakt te vazhdueshem me rusine ne syt e gjithe botes,pastaj shkon ne amerike dhe bind ameriken se eshte viktime, europén poashtu, kurse ti dhe ortaku yt politik allbin kurrci me shqiperine thuajse jeni ne lufte, me ameriken poashtu ka tre vite qe kan ndaluar çdo kontakt me FSK-n, me europen gati me te gjitha shtetet qe kishim raporte te mira, keni ngelur vetem me greqine aty Ku sidomos kurrci shkon te mbaje ligjerata ne matematike e ku eshte aty po del qe ska lidhje,pra ate qe keni ber ti dhe kurrci ne kosove nuk e ka ber serbia per 100 vjet, ju arritet ta perqani popullin qellim te cilin serbia e kishte me shekuj, ju do mbaheni mend si argat te serbise ku bashk me llajqakun dhe borrelin ne menyre perfekte po repalizoni qellimin e vuqiqit dmth te serbise, kur i mbylle dyert me shqiperine dhe refuzon çdo ndihmen apo bashkepunim me te ateher ky eshte fundi i poshter i juaj per te cilin serbia ka punuar me shekuj Ku fatkeqesisht para 25 vitesh me baballaret tuaj e sot me ju.