Turqia do e mbrojë Kosovën, ministri i Jashtëm: Kosovarët janë jo vetëm miq, por dhe vëllezërit tanë

6 Shtator 2024, 20:00Rajoni TEMA
Turqia do e mbrojë Kosovën, ministri i Jashtëm: Kosovarët

Turqia i jep garanci sigurie Kosovës përballë kërcënimeve që mund të shfaqen në rajon. Këtë mesazh solli në Prishtinë ministri i Jashtëm i Ankarasë, Hakan Fidan, që u prit nga homologia, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit, në konferencën për shtyp akuzoi Serbinë se qëndron pas përpjekjeve për destabilizim të Kosovës.

“Ne e shohim Serbinë si një rrezik real për stabilitetin rajonal. Kërcënimet për bllokimin e pikave kufitare sot janë vetëm një dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste dhe veprimeve konkrete destablizuese të Serbisë. Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Jemi të vendosur që në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, përfshirë edhe Turqinë, ta vazhdojmë ta ruajmë paqen në Kosovë”, tha Gërvalla.

Ministri Fidan shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të marrë një rol në dialogun Prishtinë-Beograd.

Ai nuk dha shumë detaje për marrëveshjen e firmosur në fushën e sigurisë, por nënvizoi se nuk ka gjë më natyrale se sa mbështetja e Turqisë për Kosovën.

“Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por janë edhe vëllezërit dhe motrat tona. Lidhjet e palëkundura mes nesh t’i pasurojmë në marrëdhëniet tona dypalëshe në mënyrë më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë është që të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës. Sigurinë, politikën, ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë”, tha Fidan.

Gërvalla e konsideroi të papranueshme tërheqjen e pjesshme dhe jo të plotë nga ana e Serbisë të letrës së dërguar në Bashkimin Europian me të cilën refuzonte marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksin e Ohrit.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri i Jashtëm i Turqisë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, gjithashtu edhe me kryeministrin Albin Kurti.

8 Komente

  1. J
    Jorgo

    Heren e fundit qe i ndihmuat i late te masakroheshin si bagetite nen meshiren e bajonetave serbe..... pastaj normal nenshkruat me Serbin per t'i shperngulur me mijera me tren nga trojet e te pareve ne Anadoll....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Giannoulatos pederasti

      ju jeni bythqir te pabese me keq se pederastet greke. Ne serbi investoni e ndertoni fabrika kurse ne Kosove e Shqiperi kerkoni ta mbillni vendin plot me xhamia. Njesoj si pederastet greke qe kerkojne nga dy qisha per fshat.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titi

        Po pra...ne Serbi investon miliarda ..ne Kosove nderton minare...po qe I dobet te gjithe me ta fut mundohen

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          fatale te quash vella i turkut te cilet kane masakruar shumicen e popullsise arberore.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turku tallet me na

            Si do e mbrosh ti, pa na thuaj? Se pari ne dum Ameriken te na mbroje.

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...he zot c'na gjeti me debilet...

              E tha Fidani m'vatan të koqevarise u kam byrazere, pjellë të osmanisë Allahi u RRuajte sa t'vime na ka turqia skeni nevojë për armë, keni plot xhamija Çashku bre burra thirri shef Alpini Nga bytha e Vozës të lëshohet kushtrimi

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kaq e thjeshte.....

                Hahahahaha....korrak Anadolli....vellezerit e tu i ke ne Heladha....kane 200 vjet qe bejn.."helenin".......sa t'ju vij fundi lekave te Europes...dhe pastaj kthehen ne origjine....si para 200 vjetesh.....turma jevgjitesh si puna juaj.....ju "rroft" Feja.....se tek te tjerat jeni e njejta hale....

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MURATI

                  Turqit ,,,dhe turkoshqiptaret VELLEZER ,,,Turkoshqiptaret nuk kan VELLEZER TE TJER NE BALLKAN ,,,VETEM TURQIT DHE BOSHNJAKET MYSLYM ,,,

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje