25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rrjeti televiziv Al Jazeera ka realizuar një dokumentar me dy pjesë, të titulluar “Kosova, Krijimi i një Shteti”.
Dokumentari nis me konlfiktet etnike në Jugosllavi në fillim të viteve 1990-të, duke vijuar më pas me daljen në skenë të UÇK dhe ndërhyrjes së NATO-s.
Një pjesë të veçantë në këtë dokumentar zënë edhe intervista me banorë të fshatit Çabër, i shkatërruar plotësisht gjatë luftës nga forcat Serbe.
Përmes intervistave dhe historive njerëzore, filmi analizon plagët e luftës, rolin destabilizues të faktorëve të jashtëm, si edhe përpjekjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Lini një Përgjigje