Aleksandër Vuçiç ka refuzuar një ftesë të Vladimir Putin. Presidenti i Serbisë konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan në tetor, pavarësisht se ftesën nga homologu rus e kishte marrë 12 ditë më parë.
“Faleminderit Presidentit Putin dhe njerëzve të BRICS, por ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme në ato data, pa përmendur udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi shumë vizita të rëndësishme, siç thonë fëmijët – një turmë në zonën e penalltisë. Ne kemi gjithashtu Nju Jorkun dhe tashmë e di se do të kem bisedime me të paktën gjashtë presidentë dhe të paktën shtatë ose tetë kryeministra në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Vuçiç.
Ai gjithashtu tha se do të kremtohet 80-vjetori i çlirimit të Beogradit më 20 tetor duke falënderuar Ushtrinë e Kuqe, e cila sipas tij, në pjesën më të madhe bashkë me Rusinë ndihmuan në atë çlirim.
Vuçiç u pyet për pozicionin e Serbisë mes Lindjes dhe Perëndimit, me përgjigjen që sinjalizoi se do të vazhdojë të ulet në disa karrige. “Serbia është në vendin e saj, në Europë, por i ruan lidhjet dhe miqësitë tradicionale me Rusinë, Kinën dhe Azerbajxhanin”, theksoi ai.
Refuzimi i ftesës nga Vuçiç vjen vetëm një ditë pasi zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, takoi presidentin rus, Vladimir Putin.
Shefi i Kremlinit pati kritika në drejtim të Beogradit duke kërkuar një takim mes liderëve sa më shpejt për të adresuar rënien e vëllimit të tregtisë mes Serbisë dhe Rusisë, gjithashtu për të rinovuar kontratën e furnizimit me gaz.
Në fokus të bisedimeve ishin edhe tensionet në Ballkan, që siç tha më herët Kremlini shqetësojnë thellësisht Moskën. Vulin iu ankua presidentit rus se situata në Kosovë është e vështirë dhe se Prishtina po përpiqet të bëjë spastrim etnik të serbëve.
E more legen Kurti, cfare i bere Kosoves more qen rrugac. Nese Vucic vertet shkon ne Washington, gjej vrime te futesh, sepse ja ke bere borxh Amerikes ti qelbesire bashke me VV. Vucic mund te kthehet nga Usa e te zbrese ne Prishtine pa te pjerdhur fare ty, e do shohim sa do kundershtoi klani yt i VV. A e kupton kush ne Prishtine se cfare po ndodh? Nese po, pse nuk protestoni njesos si kurti dikur kunder Rambujese dhe pavaresise se Kosoves?! Zgjohuni vellezer nga gjumi, eshte shume vone dhe ju akoma flini, serbin e kena tek dera perseri.
Ngopni barkun me profkat e Vuçiqit. Ai perëndimin e do vetëm për ta vënë në gjumë, për ta mjelë e, kur të gjejë çastin e përshtatshëm, për ta vrarë për llogari të urrejtjes së vet e të Putinit.
Bravo Haka Tekizoti qe po perpiqesh ti hapesh syte perendimit njelloj si Kurti! Kjo qe ben ti i ngjan zgjuarsise se fshatarit qe i meson Ajshtajnit teorine e relativitetit! Meso or koqe nga perendimi! Degjo or koqe perendimin! Bej or koqe si te thote perendimi! Bashkohu or koqe me interesat amerikano-perendimore dhe mos u trego orgjinal si Kurti. Orgjinaliteti ne kete rast eshte thika qe u jep Vuciqi per te vrare Kosoven. Larg duar nga urrejtja per perendimin! Faleminderit!
Zhurme e kote Tundje Bythesh se vuqiqit nga te dyja anet e Llozhit Si perfundim do morri Gishtin ne bythe