Deklaratat e Vulin për raportin me Rusinë, reagon Roth: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, por jo në BE

5 Shtator 2024, 12:33Rajoni TEMA
Deklaratat e Vulin për raportin me Rusinë, reagon Roth: Miqësia

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë Aleksandër Vulin në raport me Rusinë.

Sipas Roth, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin, por jo në BE.

“Zoti president Aleksandër Vuçiç, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta.

Miqësia me kriminelët e luftës-çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por jo në BE”, ka thënë ai mes të tjerash.

 

1 Komente

  1. P
    PO , PO

    Kjo shprehje e z. Roth eshte si t`ia perplasesh ne fytyre te verteten troc nje hipokriti .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje