Mbretëria e Bashkuar thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Kosovë: Tensionet janë shtuar, shmangni zonën e urës së Ibrit

5 Shtator 2024, 10:55Rajoni TEMA
Mbretëria e Bashkuar thirrje qytetarëve të saj të shmangin

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Kosovë. Këto paralajmërime vijnë pas tensioneve të zhvilluara kohët e fundit në veri të Kosovës.

Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) e ka futur veriun e Kosovës në pjesën tjetër të listës së vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandon të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.

FCDO gjithashtu nënvizon se "veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër, të mos udhëtohet".


Kjo për shkak të incidenteve dhe tensioneve të shtuara në këto zona.

2 Komente

  1. S
    Sadiu

    Ja vuri flakën Kosovës ky Kurt idioti. Filluan shtetet e fuqishme të ndalojnë njerzit e tyre të hyjnë në Kosovë. E frikshme.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hakiu

      Sadiu-Skenderbe,mos u frikso.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje