Momente paniku kanë përjetuar udhëtarët e linjës së fluturimit nga aeroporti i Gatwick në Angli drejt ishullit të Kos në Greqi. Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Mynihut në Gjermani pasi një nga pasagjerët tentoi të hapte derën e aeroplanit.
Në videot e postuara në TikTok shihet momenti kur pasagjeri tenton të hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit, ndërsa ekuipazhi përpiqet të ndalojë udhëtarin, i cili duket se është në gjendje të dehur.
I njëjti pasagjer ofendoi pilotin gjatë turbulencave në ajër dhe më pas tentoi të hynte në kabinën e pilotimit, siç u shpreh ai, për ta pilotuar vetë aeroplanin.
Pasi avioni bëri ulje emergjente në Gjermani për shkak të sjelljes së udhëtarit, policia arrestoi këtë të fundit.
Qenkan te qeshur... e paskan mare me sportivitet panikun!
e njejta skene ka ndodhur rreth vitit 1992, isha ne avionin Viene - Shqiperi, ne mes te udhetimit nje djale i ri nga veriu tentoi te hapte deren e avionit, edhe pse u bllokua nga personeli, ai insistonte ne hapjen e deres ...
Do ishte me mie t'a linin t'a hapte deren,te hidhej dh ete shkonte ne tte semes.
Arbëresh nga alibaba fluturimi i parë Tiranë Vienë për pasagjerë ka filluar në nëntor 1993.
Deren e kabines se pilotit jo te avionit
Tipike anglezesh, njerezit.me te shkerdhyer qe ka europa
Paniku ku është apo thjesht për klikim lajmi