BDI: Skandaloze qëndrimet e VLEN-it kundër gjuhës shqipe

4 Shtator 2024, 15:55Rajoni TEMA
BDI: Skandaloze qëndrimet e VLEN-it kundër gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që qëndrimet e 'hyzmeqarëve' të VMRO dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme.


Sipas BDI-së, çdo ditë, të parët e hyzmeqarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e VMRO DPMNEsë.

“Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike. Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO DPMNE, konkretisht ish Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeveria me legjitimitet monoetnik.

Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre.

Presupozimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kryetarit të saj është presion politik mbi gjykatësit dhe bëhet me porosi nga qeveria me legjitimitet monoetnik për ti poshtërsuar shqiptarët”, thuhet në reagim./ Kosova Press

8 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Po votuesit e këtyre shërbëtorëve të armiqve të gjuhës shqipe si nuk ngrihen të protestojnë? Për tē varrosur gjuhën shqipe ua kanë dhënë votën? Po shqiptarët e tjerë pse nuk ndihen kundër heqjes së kësaj të drejte të fituar me gjak? Heshtja e të goditurve ua zgjat jetën dhe u bëhet shëndet fashistëve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkupi

      Mos perhapni genjeshtrat e tradhetarit Ali Ahmeti. Ne Maqedonin veriore gjuha shqipe nuk njihet si gjuhe shqipe por vetem si gjuhe e vanorve 20%. E turpshme kjo propagand antishqiptare nga mema Shqiperi. E dhembshme kur nena nis te haj femijet e saj. Ja shiqoni ketu ne linkun e meposhtem marifetet e regjimit te ripjelljes: https://pamfleti.net/kulture/paditet-nenkryetari-i-akademise-se-shkencave-vaso-tole-regjistroi-ne-une-i242538

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptaret dhe Maqedonasit VELLEZER me prejardhje

      Nuk eshte fjala se varoset gjuha shqipe, por perdrimi i gjuhes shqipe ne administraten shtetetore eshte shume e veshtire se angazhohen perkthyese, notere kur dihet se Shqiptaret e zoterojne shume mire gjuhen maqedonase. Eshte njelloj sikur greket te flasin ne parlament ose ne Bashkine e Gjirokastres dhe Sarandes greqisht, Vendimet e Qeverise dhe Keshillit Bashkiak krahas gjuhes shqipe te dalin edhe ne Greqisht.C'kuptim ka qe deputetet shqiptare te flasin ne parlament shqip, kur ata e zoterojne aq mire gjuhen maqedonase sa nuk dallohen ne theks . Pervoja ka treguar se perdorimi zyrtar i te dy gjuheve ka krijuar veshtersi te medha. Kush e mer kete si poshterim ben gabim te madh. Nderhohe nuk ka as nje pengese te dalin botime ne shqip, te dalin gazeta ne gjuhen shqipe si dhe te funksionojne tv private ne shqip bile edhe ne televizionin shteteror ka emisione ne gjuhen shqipe.

      Përgjigjjuni
      1. ….

        Meqenese shqiptaret dhe maqedonasit jane vellezer, te flasin edhe maqedonasit shqip, sepse e kuptojne me mire njani-tjetri..

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirian

          Nuk qendron fare krahasimi sepse edhe numrimi i popullsise shqipatre ne maqedoni eshte i manipuluar shqiptaret jane me shuem se 25% e popullsise qe jeton ne maqedoni keshtu qe smund ta krahasosh me popullsine greqisht folese qe jeton ne shqiperi...

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cami

            Ropt ku ti kesh.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dardani

            O popull shqiptar i dardanise se lavdishme nuk po kuptoni që albin kurti po punon për qarqet anti shqiptare. Albini percau shqiptaret e maqedonisë të malit të zi dhe tani po fut përçarjen me shqiptarët e shqiperise. Mos harroni se shërbëtorë të armiqve të shqiptarëve ka kudo ku jetojnë shqiptarë. Bëni kujdes mos u mashtroni se armiku punon.Neser do jetë vone.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kristi

              Po sherbetoret e armiqve te kombit ,qe kane humbur cdo ndjesi e individualitet kombetar...keto do bejne.. Duhen goditur...dhe nese vazhdojne keshtu bashke me maqedonasit antishqiptare ...do ta cojne kere sajese maqedoni ne shperberje... Kete presin rrethkomshijte jugore e lindore etj,.. Rruge te mbare !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje