E rëndë në Greqi! Shqiptari dhunon gruan në sy të fëmijëve, godet me grusht pas koke edhe vajzën e mitur

4 Shtator 2024, 15:43Rajoni TEMA
E rëndë në Greqi! Shqiptari dhunon gruan në sy të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi mbrëmjen e 26 gushtit, ku një 36-vjeçar nga Shqipëria, pasi ka ardhur nga puna në gjendje të dehur, ka nisur të shajë dhe kërcënojë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Siç bën me dije Protothema, më pas i akuzuari ka vazhduar të dhunojë gruan e tij para fëmijëve të tyre me shprehje të turpshme, ndërsa ka shkuar dhe drejt vajzës së tij dhe e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të kokës.


Në dëshminë e saj, bashkëshortja ka rrëfyer se një natën para se të ndodhte kjo skenë dhune, 36-vjeçari e kishte dhunuar dhe përdhunuar.

Shqiptari tashmë është arrestuar, ndërsa ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit jeni plehraaaa......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje