Franca beson se me blerjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale, Serbia hodhi një hap më larg Rusisë dhe më pranë kampit perëndimor.
Francezët besojnë se blerja e këtyre avionëve për 2.7 miliardë euro krijon varësi teknologjike dhe se ky është një sinjal që, siç tha Macron, tregon një ndryshim strategjik.
Por shkruan gazetari Andreas Ernst, i cili prej shumë vitesh raporton nga Ballkani për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” e vë në dyshim një gjë të tillë.
“Edhe pse Beogradi ka mbështetur rezolutat e OKB-së kundër agresionit të Rusisë, dhe në të njëjtën kohë ka furnizuar ushtrinë ukrainase me municione, Vuçiç-i në të vërtetë nuk ka ndërmend të largohet nga miqtë e tij në Moskë dhe Pekin.
Ai nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ai mbështetet tek ndihma e Moskës dhe Pekinit për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës”, shton gazetari.
Për Ernst, “blerja e Rafale në fakt vetëm dëshmon se politika e tij e lojërave të dyfishta po funksionon.
“Në Beograd, Macron përsëriti frazat e dëgjuara nga të gjithë vizitorët nga Bashkimi Evropian: Serbia e ka vendin në BE. Aa ai vetë nuk e beson këtë, e as Vuçic nuk është i bindur”, shkruan autori.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, pas nënshkrimit të kontratës në Beograd për blerjen e avionëve ushtarakë bën me dije se Rafale franceze është kthyer në një “hit eksporti”:
“Të gjithë blerësit më të mëdhenj, pas vetë forcave të armatosura franceze, janë jashtë. Europa: Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Indonezia, Katari dhe India. Këto vende porositën midis 36 dhe 80 Rafale”.
Në Evropë, Greqia dhe Kroacia porositën secila dymbëdhjetë avionë të përdorur të këtij lloji, Greqia porositi dymbëdhjetë të tjerë të rinj.
Megjithatë, siç u tha, “suksesi tregtar i Rafale, së bashku me pikëpamjet e ndryshme për eksportet e armëve, konsiderohet si pengesa kryesore për zhvillimin e “Sistemit ajror luftarak të ardhshëm” gjermano-francezo-spanjoll (FCAS).
Duke marrë parasysh kërkesën e madhe për Rafale, kompania ‘Dasso’ (Dassault Aviation) që e prodhon atë, nuk po nxiton të nxjerrë në treg një avion të ri në të ardhmen e afërt.
Serbia ndihmohet nga rusia,franca ,spanja dhe nga shume aleat te cilet i ka besnik edhe vet serbia.Pamvaresisht qe BE deklarohet me fjale se ndihmon per te krijuar paqe,te lidhi ura miqesie ,per zbutje te urrejtjes,vepron me veper kunder paqes dhe lirise.Kjo eshte ajo veti te cilen e ka europa e bismarkut,e austrohungarezeve e francezeve,te gjithe barbar die dhe lakej gjarperij sot.Pamvaresisht besnikerise te kombit tone,rusoserbet perfitojne me intrigat e tyre.Per ne shqiptaret,vetemSHBA,ANGLIA jane shtylla te forta aleat besnik, GJERMANIA, eshte nje mik nje aleat i luhatur ngase ashtu ja ketkon edhe interesi qe e ka me gazin rus.Ne si komb duhet te mos enderrojme tek "ndihmat" e te tjereve ,duhet te bazohemi ne forcat tona.Fatkeqesisht jemi shume larg asaj qe duhet te jemi ,eshte fenomen qe i shkon armikut per shtati.Kur te cliro tjetri te thote: une te clirova ,duhet te me ndigjojsh se une jam ai edhe qe ti hedh prangat". Kjo teori luftarake eshte e vjeter ,aq sa eshte i vjeter edhe njerezimi..Vetem te bashkuar ne do te jemi ata qe kane dashur te paret tane... Armiku mbetet ai qe ka qen ,ky nuk heq dore nga teorite synimet djallezore te careve ..
SHBA-ja e ka kritikuar Kosoven per mosndjekjen e marreveshjes se Ohrit dhe per mosbindje ndaj nderkombetareve. Gjermania eshte ne nje vije me Francen dhe BE-ne dhe po ashtu e ka kritikuar Kosoven. Para pak kohesh kancelari Sholc shkoi ne Serbi ku i shtrengoi doren Vucicit te shprehte mbeshtetjen se i duhet litiumi serb per makinat elektrike gjermane. Cfare lesh SHBA-je dhe Gjermanie je duke folur? Si SHBA-ja dhe Gjermania dhe Franca dhe Anglia, kane qene ne nje vije ndaj Kosoves dhe kane dhene te njejtat kritika dhe deklarata te perbashketa ndaj Kosoves.
gjithmone loja serbe ka funksionuar te fodullet burokrate europiane prandaj shqiptaret ngadale duhet ti marrin vete ne dore gjerat. Aleati i vertete i shqiptareve ka qene dhe to te jete vetem USA !