Osmani: Kosova ka plotësuar kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së

3 Shtator 2024, 13:49Rajoni TEMA
Osmani: Kosova ka plotësuar kushtet për ta fituar statusin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shteti ka përmbushur të gjitha kushtet që ta fitojë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit të parë me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022 dhe është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat.

Në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian u tha se Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.


Në takim mes Osmanit dhe Oravit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë ato të sigurisë, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Së fundi, Qeveria e Kosovës është përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare pas disa veprimeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Më 30 gusht, Policia e Kosovës mbylli pesë institucione paralele serbe, që konsiderohen të paligjshme në Kosovë.

Ky aksion u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që e cilësuan si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

BE-ja tha se ky aksion “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”./ REL

5 Komente

  1. M
    Miri

    ????????????????????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Shtet pa shtet dhe do me hy ne BE. Ne Turqi po, ndersa ne BE kurre.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjasa, mos boj hajgare me dardanet

        Presidente Vjosa, mos ke filluar te dehesh edhe ti me raki Rahoveci? Nese vertet mendon se Kosova eshte gati per vend kandidat te BE-se, athere dicka e madhe nuk asht mire me ty. Qenke edhe me keq se Kurti me kto budallaki qe i tregon popullit tand. Ju vertet jeni vend kandidat, por jo per ne BE por per rikthim nen Serbi. Kjo sepse me vepra jeni kunder BE-se e Perendimit. Ju dardanet keni rene ne kurthin e Serbise.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asmoni

          Keto shtaze i kane plotesuar kushtet per ne kopsht zoologhik. Rrace e felliqur.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilirian

            Parafolësit e hëngrën dhe sot një pjate çorbë ... e bët detyrën ndaj punëdhënësit tuaj ... e justifikuat çorbën ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje