Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se do të bëjë me dije datën që do të caktohet për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Në një konferencë për media, ai ka pohuar se ka shumë çështje që do të duhen të diskutohen, por shpreh gjithashtu edhe pakënaqësinë e veprime të autoriteteve të Kosovës për bastisjet në veri të Mitrovicës.
“Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Zakonisht takimet e nivelit të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë për media. Por nuk mundem tani të paralajmërojë ndonjë datë, qëllimi ynë është që të kemi sa më parë një takim në nivel të kryenegociatorëve, janë shumë çështje që duhet të zgjidhen në tavolina apo duhen diskutuar.
Ka shumë çështje në tryezë që duhet të zgjidhen. Dua të theksoj edhe një herë atë që ka përcaktuar zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë në reagimin e saj të së premtes pas aksionit të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ne e konsiderojmë këtë si një hap shumë të padobishëm, por një tjetër hap të njëanshëm të pakoordinuar që ka kapacitetin të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm në një situatë tashmë të paqëndrueshme në terren.
Dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të bëjmë ne? Sigurisht që ne po ua përcjellim qëndrimin dhe shqetësimin tonë me këtë sekuencë hapash të njëanshëm të pakoordinuar tek autoritetet e Kosovës në Prishtinë, dhe më kujtohet vetëm se përfundimet e Këshillit Evropian i kemi pasur të qarta gjatë vitit të fundit ku vendet anëtare ishin shumë të qarta: dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, tha Stano.
Zoti Stani,shume gjerat mund te bisedoheshin Edhe Mes Rusise dhe Ukraines,por Ju perkrahet luften.Parimi i vetvendosjes,bashkebisedimit dhe zgjidhjes paqesore eshte per te gjithe popujt dhe vendet e pavarura Ndaj une nuk kam besim tek Ju.Aq me teper kur furnizoni dhe armatosni vende shoveniste si Serbia
O ju të Europës dhe të Amerikës , kështu si e keni nis ju , çeshtje e Kosovës dhe Serbisë do ta zgjidhni në vitin 2100 kur të mos ekzistojë ma Europa dhe Amerika . Albin Kurti është i vetmi kryeministër që lufton për të administru të gjithë teritorin e vet të Kosovës dhe ju nuk e lini . Atëherë lind pyetja që mitrovicen ja paskeni fal serbit a rusit a grekut a kinezit për deri sa nuk e lini Albinin të qeverisë teritorin e kosovës .
Kosova i perket si kosovaro-shqiptareve ashtu dhe kosovaro-serbeve. Qe kur u krijua Kosova shtet u krijua si multietnike. Pa respektim te te gjithe qytetareve te Kosoves, ky vend nuk do te kete te ardhme.