Kryeministri serb: Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kemi respekt për të

2 Shtator 2024, 17:39Rajoni TEMA
Kryeministri serb: Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kemi

Kryeministri serb, Miloš Vučević, shprehu respektin maksimal për Ukrainën për qëndrimin që ka mbajtur deri tani, duke mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni, në një panel ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Vučević tha se ukrainasit dhe serbët janë vëllezër sllavë për Serbinë, të dy njëlloj.

“Nuk jam i lumtur që shoh se ka një luftë që zhvillohet në territorin europian. Serbia njeh plotësisht integritetin territorial të Ukrainës. Është një mike mjaft e ngushtë e jona. Po kështu janë vëllezër sllavë, njësoj si rusët. Po ashtu, Ukraina nuk e njeh të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, kështu që kemi respekt të plotë për Ukrainën, ashtu si për Rusinë”, tha kryeministri serb.

Sa i përket procesit të integrimit europian, Vučević, tha pavarësisht bombardimit me data dhe afate, asgjë nuk ka ndodhur deri tani. “Por besoj se pas asaj që tha shumë qartë presidentja e Komisionit, komisioni i ardhshëm do të jetë tërësisht e përkushtuar.

Pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk mund të merret plotësisht me çështjet ekonomike, të sigurisë, kulturore, etj., sepse ka një hendek nëse nuk është ky territor. Ne nuk e kemi problem të shohim që disa ish-republika sovjetike kanë procesin e tyre të anëtarësimit. Është mirë për ta por nuk është e drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Vučević. 

4 Komente

  1. E
    Evropi per kristianet!

    Sakt Por keta njethundrake turkoshqipfoles m'kosovo nuk i njohin as birazeret e ture Palestinian....allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Po Rama cfare I tha? Apo ishte I zene me batuta me Aliun. E shikoni si qendrojne konservatore e nuk kane ndermend re ndryshojne. He Edi...sepse kjo eshte gjeostrategjia . Ata mire e kane. Po neve ?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ko

        Qe te dy ju komentues jeni koqe. Putini mundohet ti shkepuse pjesen ruse Ukraines. Serbia humbi pjesen shqiptare te Serbise.pra ka ngjashmeri ne kete valle dhe ju Pirdh.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Hajde llogjike hajde.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje