Forca të shtuara të KFOR-it sërish në urën e Ibrit

4 Shtator 2024, 14:43Rajoni TEMA
Forca të shtuara të KFOR-it sërish në urën e Ibrit

Mëngjesin e sotëm janë parë forca të shtuara të KFOR-it italian mbi Urën e Ibrit, pjesëtarë të njësitit për shpërbërjen e demonstratave.


Sipas “Tanjug”, prania e shtuar e KFOR-it ka të bëjë me ushtrimet e rregullta që pritet të zgjasin deri në mesditë.

KFOR-i ka rritur alarmin pas planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës. Që nga 31 gushti, ka pasur vazhdimisht prani të shtuar të KFOR-it mbi Iber si "pjesë e një trajnimi". 

Ura e Ibrit ka qenë temë e nxehtë muajve të fundit që kur Qeveria ka shprehur insistimin për hapjen e saj, e bashkësia ndërkombëtare ka bërë të ditur se nuk e mbështet një gjë të tillë. 

Forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë.

Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës.

Kjo, përkundër faktit se për shuarjen e këtyre strukturave ka një marrëveshje që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj ka ngecur. Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

3 Komente

  1. D
    Detari

    Keta te KFOR-it punojne per serbine...Albin largoi keta cunat e ures se edhe si kur te sulmonte serbi keta nuk do benin gje ashtu si dhe ne bosnje prandaj futi fshesen se lat name 20 vjet ruajne nje ure fshati

    Përgjigjjuni
    1. N
      Notari

      Vertet ti Detari mendon se eshte fjala per nje ure fshati?! Hiqesh i zgjuar sa nje gjel shqirak dhe i pabese si nje grek.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        pse ruhet kjo ure madhshtore di gje ti?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje