Stano mesazh Kosovës: Evitoni veprimet e njëanshme, zgjidhja të kërkohet në kuadër të dialogut

5 Shtator 2024, 14:15Rajoni TEMA
Stano mesazh Kosovës: Evitoni veprimet e njëanshme, zgjidhja të

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës t’i evitojnë veprimet e njëanshme dhe hapat e pakoordinuar që mund të kontribuojnë në rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht sa i përket pjesës veriore të territorit kosovar të banuar me shumicë serbe.

“Ne jemi duke i përcjellur mesazhet dhe pritshmëritë tona në mënyrë shumë të qartë. Ne kemi një situatë që tashmë është tepër e paqëndrueshme dhe shqetësimi ynë kryesor – mesazhi ynë kryesor për autoritetet e Kosovës – të evitojnë çdo veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të kontribuojë në rritjen dhe përshkallëzimin e tensioneve”, ka thënë ai.

Në një konferencë për shtyp të enjten, ai ka shtuar se çështjet e fundit – mbyllja e institucioneve paralele e ilegale serbe dhe ftesa për pesë zyrtarë të Listës Serbe nga Policia e Kosovës për intervistim – duhet të zgjidhen në kuadër të kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, të cilat kanë funksionuar në mënyrë ilegale, ndërsa më herët, në gusht, u mbyllën edhe degë të postës serbe. E mbyllja e tyre është kundërshtuar nga serbët lokalë dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

Ndryshe, një cikël i ri në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve pritet të zhvillohet së shpejti, ndërsa Emisari Special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Mirosllav Lajçak, planifikon të realizojë një vizitë në Kosovë.

3 Komente

  1. p
    petrit

    grahi albin, coje kosoven drejt shtigjeve te reja hahahahah

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Emeruesi i perbashket i te gjitha te keqijave qe po mbesin ne Republiken e Kosoves,eshte BE ,njera nga katalizatoret kryesor qe zvarrit ,ledhaton armikun dhe qorton sanksionon viktimen.Kaq te cmendur te jene keto dallkauk sa qe nuk e dallojne kriminelin vrasesin qe vret nje popull te tere ?Si mundet tu besohet ketyre ujqerve te europes me keto metoda djallezore ?keto kane deshtuar ,nga keto nuk pritet prosperitet,as edhe nje shprese te vetme.Cfare u ka mbetur per ne te ardhmen ketyre kasapeve?te ven sanksione ndaj Republikes se Kosoves se nata eshte 12 ore por edhe dita eshte 12 ore,.kete fenomen ne nje te ardhme demonet rusoserb nuk do te deshirojnd dhe rruga per sanksione eshte e hapur...zuzare te terbuar njerez te pa shkolluar ne ate nivel per te bere gjykim te drejt dhe real...jeni shenderruar ne dinosur te terbuar ju te brukselit ,te spanjes frances ,,,lakcak e santos te mallkuar.Do te ndergjegjesoheni ju ndonje here per te kuptuar padrejtesite e medha qe po ja beni nje kombi te tere?.....

      Përgjigjjuni
      1. G
        GJ

        I cmendur dhe dallkauk je ti Flamur Struga qe na del kunder Evropes! Zuzar dhe i terbuar eshte Kurti qe ka pire helm ne burgun serb! Ti nuk je vetem zuzar dhe dallkauk por edhe idjot qe i beson Kurtit se 1 1 jane 4.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje