Këtë të martë, në emisionin Opinion u transmetua një intervistë e diplomatit amerikan Christopher Hill. Ai u pyet edhe në lidhje me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe se si e njohu këtë të fundit kur Hill ishte i dërguari i SHBA-ve për Kosovën në kohën e luftës.
Hill, i cili ka dëshmuar edhe në Hagë, tha se nuk ka parë asnjë shembull që provon se UÇK dhe Thaçi kanë kryer krime që pretendon Prokuroria Speciale. Ai theksoi se UÇK-ja nuk ishte një organizim i fortë vertikal.
Blendi Fevziu: Thaçi është duke u gjykuar në Hagë. Keni qenë aty si dëshmitar përpara ca javësh.
Christopher Hill: Dëshmitar i karakterit.
Blendi Fevziu: Dëshmitar i karakterit. Po. Problemi është pse Thaçi është në paraburgim, edhe pse ka qenë një partner i amerikanëve gjatë luftës dhe pas luftës?
Christopher Hill: Mendoj se kjo pyetje i duhet drejtuar prokurorisë. Me sa kuptoj unë, ata e shikojnë si një person me autoritet në zinxhirin e komandimit.
Blendi Fevziu: Është shumë e vështirë të ngresh një çështje të tillë pa mbështetje politike.
Christopher Hill: Mendoj se ka edhe politikë të përfshirë. Nuk po flas për gjykatën, po flas për Kosovën. Mendoj se qasja e prokurorëve është se ata ndjehen se mund të provojnë që ai ka qenë pjesë e zinxhirit të komandimit, të përfshirë në vdekjen e njerëzve të ardhur nga mënyra të paligjshme. Asnjëherë nuk pashë shembuj të tillë.
Blendi Fevziu: Nuk ka asnjë rast konkret kundër tij.
Christopher Hill: Sipas mendimit tim, dhe siç ishim duke folur përpara pak minutash, UÇK-ja nuk ishte një organizim i fortë vertikal. Meqë ra fjala, dhe mund të flasim për Rambujenë më vonë, në Rambuje vura re se ai nuk mund të thoshte po apo jo për asgjë. I duhej t’i telefononte njerëzve në Kosovë. Pra, kjo ide se ai ishte përgjegjës për UÇK-në, mendoj se është e gabuar dhe jam kundër saj. Prandaj ndjeva se duhej të shkoja në Hagë dhe të rrëfeja çfarë dija.
Blendi Fevziu: Si diplomat në atë kohë, mendoni se UÇK-ja ka kryer krime kundër njerëzimit?
Christopher Hill: Nuk kam për të mbështetur çfarë ka bërë UÇK-ja në gjithë Kosovën. Nuk jam në pozitë t’i jap mbështetje apo ta shfajësoj UÇK-në. Thjesht jam duke ju thënë që nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga zoti Thaçi dhe prandaj shkova…
KY. MYTEBERR KREU KRIME NDAJ SHQIPERISE NE KOHEN KUR ISHTE AMBASADORI NE ISH JUGOSLLAVIJA DHE INKURAJOI SALI BERISHEN PER DJEGJEN E SHQIPERISE VETEM E VETEM PER TI PARE SHQIPTARET NE RRJESHT ME GAVETE NE D'ORE SIKUR GAZA SOT
Shko në spital. Nxito, se je rëndë.
Jam i mrekulluar çfare diplomatesh te holle ka Amerika. Fevziu citon diplomatin: Ai theksoi se UCK nuk ishte nje oraganizem i forte (autoritar) vertikal. Diplomati (sipas meje) sqaron se dirigjimi i UCK ka qene ne nivele paralele(!) dhe ketu dikush tjeter (anash) ka dore(!). Lexoni pergjigjen e diplomatit, ne fund te kesaj interviste, ai çfajson veten kurse miza ne kesule i mbeti Edi Rames. Neper nje spirale te tille me permasa dhe me te tmershme ka kaluar dhe Shqiperia nga 8 Nendori 1941 e deri ne 1990. Ai lehteson e çfajson Thaqin me shoke por lajmerone se dora e fshehte e 8 Nendorit 1941 diktohet ende. E per çudi, ajo asht dora serbe e Edi Rama shkone deri tek Donald Trump ta fshehe ate dore. Ajo qe duhet shkulur, te vazhdoi duke dirigjuar e qete pa ju futur asnje ferre ne kembe.Ne fund Diplomati, i lene te drejten Gjykates se Hages te provoj me fakte, egzistencen e DORES(!). Krisma ne Kosove e alarmi ne Shqiperi. Gjykata ketu merr force per t'i shkuar deri ne fund çeshtjes.
GJYKATA nuk merr asnjë forcë. Forca e gjykatave buron nga populli, ose po të jetë gjykatë ndërkombëtare, burimi i të drejtës buron nga aktet ndërkombëtare. Specialja nuk është institucion ndërkombëtar, por spekulativ ndërkombëtar që vendos-et pa legjimitet mbi sovranitetin e popullit të Kosovës. Një jurist me kompetenca të mirëfillta, me asistentë me intuitë juridike, e kanë lehtë formalisht ta bëjnë Specialen pa legjimitet burimor. Cdo tentim për t´i dhënë legjimitet popullor kësaj krijese fantasmë, kalon në sferat politike.
GJYKATË e vetëquajtur, e vetëshpallur, e Kosovës, pa asnjë gjykatës, pa snjë prokuror nga Kosova!! Është gjykatë monstruoze - spekulative e boshtit Rusi - Serbi - segmenti antishqiptar evro-amerikan.
Me sa kuptoj une, ketu nuk po mohohen krime te kryera ndaj popullsise serbe ne Kosove. Gjithe problemi vertitet, ne se i ka komanduar Thaçi apo jo. Njeri te me sqaroje...
Ah Gjergj i ri me mendime të vjetra të qelbura aromë Serbie ju ka borxh Edi Rama vazhdoni kështu luftë kundër Shqipërisë se herën tjetër do të mbeteni vetëm me Saliun.