Dalin pamjet se si vdiq Agon Zejnullahu në duart e policëve, vëllai i viktimës: Dhunë çnjerëzore!

8 Korrik 2025, 22:30Rajoni TEMA
Dalin pamjet se si vdiq Agon Zejnullahu në duart e policëve,

Pamje të publikuara së fundmi nga Tv Dukagjini në Kosovë, zbulojnë momentet që i paraprinë vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan.

Videoja nis rreth 15 minuta përpara arrestimit fatal, dhe dokumenton në mënyrë të qartë sjelljen e zyrtarëve policorë në raport me të ndjerin. Vëllai i Agonit, Albani, ka thënë për Dukagjinin se fillimisht familja nuk është njoftuar me asnjë raport zyrtar dhe se rasti është tentuar të prezantohet në një mënyrë që nuk përputhet me realitetin.

“Vetëm pasi pamjet u publikuan nga njerëz të vullnetit të mirë dhe mediat, u bë e qartë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ajo nuk është forcë e tepruar, është dhunë çnjerëzore ndaj një qytetari që duhej trajtuar ndryshe…,” ka deklaruar ai.

Për pasojë, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë rast, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së Zejnullahut.

 

 

3 Komente

  1. J
    Juli

    Vetë e ka pas fajin që rezistu. Si do e lidheshin ndryshe atë !!!!! Ai e kishte krahun sa dy policë bashkë. Kishte shku pa sherr në polici dhe kishte dalë i gjallë si gjithë të tjerët.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gj-Albini

      O q..... Albin Kurtin !!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeter

        Policia paska bere detyren, kontrolloni gjakun per sasine e droges

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje