“Dashuria” Rama-Vuçiç, Haradinaj: Çdo mundësi apo përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë

17 Nëntor 2022, 16:15Rajoni TEMA

“Dashuria” Rama-Vuçiç, Haradinaj: Çdo

Kryeministri Rama është akuzuar shpeshpër raportet e tij të ngushta me presidentin serb Vuçiç, ku shpesh është thënë edhe prej opozitës se cënojnë interesat kombëtare të vendit. Është pikërisht kjo marrëdhënie si edhe mbështetja për Ballkanin e Hapur që ka krijuar kushtet edhe për një raport jo shumë komod të Ramës me Kurtin.

Por, çfarë mendojnë në Kosovë për këtë?

Ramush Haradinaj e mirëpret një raport të tillë të Ramës me Vuçiçin duke thënë në një intervistë për gazetaren e ABC Linda Karadaku se janë pro çdo hapi të hedhur që çon në një marrëveshje finale me Serbinë, me qëllimin kryesor, anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.


Linda Karadaku-ABC: Kryeministri i Shqipërisë është akuzuar shpesh për marrëdhënien e tij të afërt me presidentin e Serbisë, po flasim për marrëdhënien Rama-Vuçiç. Mendoni që kjo marrëdhënie mund të jetë ndihmesë në momente të caktuara për Kosovën? A mund të shfrytëzohet?

Ramush Haradinaj: Po mendoj se ne duhet të gjithë, çdo mundësi, resurs, përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë.

Dhe kjo miqësi po u shfrytëzua për diçka të mirë, është e mirëseardhur pra. Dhe pse jo, ia vlen me investu gjithë atë që është kriju, gjithë atë që ka ndodhë në Ballkan, që të mbyllen këto çështje të hapura.


Ne si Kosovë nuk e fshehim, ne e kemi synim dhe jo vetëm synim por të rëndësisë jetike, anëtarësimin në NATO. Dhe arsyeja pse nxitojmë për marrëveshjen me Serbinë është që ndonjë nga Defenders të ardhshëm, ushtrimi  NATO-s në Ballkan, të na përfshijë si anëtarë të NATO-s, se ne jemi pjesë e ushtrimeve të përbashkëta. Pra, ndihma e kryeministrit Rama, ndihma e politikanëve të opozitës në Shqipëri, e të gjithëve është e mirëseardhur që të mbyllet një çështje kaq me rëndësi.

5 Komente

  1. F
    Fisnik

    "Dashuria" e 1 kozmopoliti me 1 nacionalist. Dashuria e 1 kozmopoliti të majtë me 1 nacionalist të djathtë. Dashuria e 1 piktori me 1 jurist. Dashuria e 1 kryeministri me 1 president. Dashuria e 1 shqiptari me 1 serb. Dashuria e skajeve të kundërta. Çka i lidhë? Snobizmi i Edi Ramës. I vetmi përfitues është Vučić, Serbia. Përndryshe nuk do të ndodhte kjo "dashuri".

    Përgjigjjuni
    1. l
      lesh e li

      Shume mire thote Haradinaj, miqesine ta perdorim per bisedime. Mjetet e luftes mbaruan me clirimin e kosoves. Tani perdoren mjetet paqdore, bisedat, moqsite, takimet etj

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia rrumpalle e Saliut

        Mund të jesh Fisnik, por je diku aty nga vitet 1500. Je fisnik turk. Çfare ishte ky koment prej gomari, o pallë. Vete Ramush Haradinaj, nje hero i UÇK po ta shpjegon se per pavaresine dhe të ardhmen e Kosoves shfrytezohet çdo gje. Ndersa ti, mbete po ai katunar qe ke qene sot e 500 vjet.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fisnikeria

        Pak me vonese por Haradini po kupton qe Kurti punon per Vuciqin….Haradini e ka akuzuar Kurtin per tradheti. Me sa duket Haradinit i kujtohen kohet kur ai ra viktime e spiuneve te serbit Sali Berisha dhe Kurt rrumpalles per te sabotuar “shkembimin e territoreve”. Pak me vonese por akoma ka kohe ae Haradini ta tregoje se si ja punuan keta spiune te serbit qe e shpallen Hashimin tradhetar. Haradini ka gjak shqiptari dhe perfundimisht atij i takon te flasi se si Saliu e intrigoi per ti dhene Vuciqit arsyen te dilte nga bisedimet. Kjo histori po perseritet edhe sot me Kurtin qe nuk bashkepunon me Ameriken. Edhte nje lajm i gezuar qe vet Haradinaj ka kuptuar te verteten…

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA

          O RAMUSH HAREDINAJ . O HERO I LUFTES SE UCK TE KOSOVES, JE NJE TRIM I RRALLE , JENI JU QE DUHET TE DREJTONI KOSOVEN , ME MENCURINE DHE MATURINE TUAJ , FATKEQESI PER ATE QE JU DREJTON , JE HERO , RESPEKTE RESPEKTE PER JU I MADHI RAMUSH,USA

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje