Emri/ Kapet vrasësi shqiptar me pagesë në Athinë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

19 Korrik 2025, 15:07Rajoni TEMA
Emri/ Kapet vrasësi shqiptar me pagesë në Athinë, plagosi dy

Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.

Ngjarja ndodhi në 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë dhe një tjetër kapi rastësisht policin grek, duke mbetur të dy të plagosur.

Viktima e atentatit zbuloi për policinë se kishte shkuar aty, pasi shtetasi turk i burgosur Suleyman Dalgic, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person, si shkëmbim i një borxhi që i kishte. Personi i panjohur që do takonte, i ka kërkuar Ertas ta ndiqte dhe ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, ka devijuar rrugën duke u futur në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij është hapur zjarr.

Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjec, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.

Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.

7 Komente

  1. D
    Detari

    turkoskiptar, tradite e vjeter.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Lexoje ddhe nje here sa palle bejne turqit ne Ellada!! Jane ne mes vrllezerve te tyre si puna jote,dhe shife ka nevoje per nje shqipe te krishtere te sqaroheni mes veti!! Eshte kot te besh brillantin ketu,te vjen era kake qe larg!!!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Breke grisurit tju veshin fustanet !

      Vrsaes me pagese ! bythegrisurit shqiptare vrases me pagese ! ho Zote , ketyre plehrave duhet shtypur koka si gjarperinjeve ! ku jane kariget me korrent se keshtu e meritojne keta plehra.... Pastaj fillojne dhe qajne ne burge si legena.....po per Familiaret e tyre nuk kishin menduar keta plehra qe i fusin ne gjake ! dhe gjake dhe hake pa mare ska ! si nga Zoti dhe nga Familiaret e viktimave !

      Përgjigjjuni
      1. B

          1. 2
            25 vjet i ka pak fare

            Minimumi 25 vjet pa parë dritën e diellit. Me bukë dhe ujë.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dyshuesi

              Po ky nuk qënka vrasës me pagesë por plagosës me pagesë. Jo se po të ishte vrasës do t'i kishte vrarë !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje