Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të cilën ka ngecur qe më shumë se pesë muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Këtë herë kjo seancë do të mbahet pas disa deklaratave optimiste nga partia e Fatmir Limajt se mund të arrihet një marrëveshje me partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila mund të çojë në dhënien fund të këtij cikli të vazhdimit të seancës konstituive.
Partia e Limajt, Nisma, ka tri vende në Kuvend, ndërsa është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm me partinë e Albin Kurtit.
Një arritje të marrëveshjes mes këtyre dy subjekteve e ka paralajmëruar bashkëpartiakja e Limajt, Xhevahire Izmaku, e cila dje deklaroi se Limaj dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do ta arrijnë një marrëveshje në fundjavë.
Ska si te ndodhe ndryshe pos deshtimit kur dihet se ne krye te problemit kurrci ka vendosur nje te semure ne moshe dhe nje te paftyre moralisht e politikisht si allbulena dhe ksaj shto edhe doktor nauken nezir krreku,akademik analfabetin agim bahtiri, magar dimal basha,piskrimineli peci speci ortaku i serbit kriminel qe ishte burre i mir se eshte musliman apo edhe disa te qmendur pas serbosllavise pupovca e bllaca.