Aksioni kundër spiunazhit në Kosovë, arrestohet një zyrtar policor

17 Korrik 2025, 12:02Rajoni TEMA
Aksioni kundër spiunazhit në Kosovë, arrestohet një zyrtar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar sot arrestimin e një zyrtari policor si pjesë e një operacioni të madh kundër spiunazhit.

Sveçla u shpreh se, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ende nuk mund të japë shumë detaje, por theksoi se ky operacion është “jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë kombëtare”.

Operacioni është duke u zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Policinë e Kosovës.

I arrestuari është Bojan Jevtiq, zyrtar policor nga komuniteti serb, i cili ushtronte detyrën e zëvendëskomandantit në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Ai dyshohet se ka transferuar informacione të klasifikuara shtetërore tek agjencitë serbe.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se veprimet po ndërmerren nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.

Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.

Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare.

7 Komente

  1. b
    bugazi

    Ska ma kili-mili ne Kosove.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Kili-mili apo kili-vili?? Krimi i rende denohet me 5 vite burg??? Kur thua krim i rende te pakten 20 vite duhet sepse po e akuzon per spiunazh kundra vendit o lum miku.

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cudia

      Krim I rëndë por dënimi është 5 vjet burg..???? Shtet vk

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arsimtari

        Sllavet dhe greket,jane armiqte me kafshekafshues te shqiptareve andaj,duhet t'i konsiderojme si te ketille pergjithmone,pa ju besuar kurre!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Do pastrohen edhe keta mute njedite !

          Ne KS fatekeqesisht ka patur dhe ka shume Spiune qe i sherbejne spiunazhit serb...... sidomos ne Evrope qe jetojne dhe punojne...... ne komunikim me keta spiune ordinere , eshte fare e thejhste ti kuptoshe nganjhere, se shprehin dashuri dhe simpati per kohen e Titos ! dmth keta jane Spiune as qe behet fjale fare....dhe bejne shume propagante.... mund tju shikoshe edhe jetesen e kane me te mire se shume te tjere, ngaqe paguen dhe invetsojne ne jeten e tyre ..

          Përgjigjjuni
          1. D
            Do pastrohen edhe keta mute njedite !

            Ne KS fatekeqesisht ka patur dhe ka shume Spiune qe i sherbejne spiunazhit serb...... sidomos ne Evrope qe jetojne dhe punojne...... ne komunikim me keta spiune ordinere , eshte fare e thejhste ti kuptoshe nganjhere, se shprehin dashuri dhe simpati per kohen e Titos ! dmth keta jane Spiune as qe behet fjale fare....dhe bejne shume propagante.... mund tju shikoshe edhe jetesen e kane me te mire se shume te tjere, ngaqe paguen dhe invetsojne ne jeten e tyre ..

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatosi-kosove

              Nuk ka asnje dyshim se çdo serb qe jeton ne kosove eshte spiun i serbise dhe cilindo qe sfeklla e arreston i tille eshte prandaj sfeklla duhet te mendon per ata spiunet shqiptar te rreshtuar tashme ne vetvendosje dhe bajne punen e serbise e te tille ka fatkeqsisht shume jan shum me te rrezikshem sesa secili serb,per mua kjo eshte vetem nje propagande kinse sfeklla po mbrone shtetin,po ata mbi 700 udbash qe kurrci i ka punesuar ne qeveri nuk spiunojne,po nazim bllaca ku shifet me figure e degjohet me za duke folur me kryeshefin e udb-s dhe ne te njajten kohe i shkruan edhe mender ministres allbulene haxhiu per ke punon i nderuari sfeklla,pastaj sekiraqa si u lirua nga burgu i denuar me burg te perjetshem,po letrat dhe dokumentat e mender ministres gerdalla derguar ne hage kunder uçk-s nuk jan spiunim dhe nuk denohen si krime kunder shtetit me 5 vite burg! Nderkohe qe komandant Cali 26 vite se paska lebuar nje ushtar te tij ti japi nje shpulle ne siuni te serbise gjat lugtes,e shiqyr qe si paska dhane dy shpulla se denimi do ti shumezohej me 2 ao 3, leri keto marrezira sfeklle nese e do shtetin shpalle dejona mihalin non grata,martin berishen tradhetar, ndaloj kurrcit te shkon ne greqi, largoj ata 700 udbashet se evtem keshtu i ndihmon kosoves dhe pastron ftyren tende nga poshtersite.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje