Orav reagon pas sulmeve të VV-së ndaj Gjykatës Supreme: Ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme

16 Korrik 2025, 16:29Rajoni TEMA
Orav reagon pas sulmeve të VV-së ndaj Gjykatës Supreme:

Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për të shfuqizuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave lidhur me arkat fiskale dixhitale ka shkaktuar reagime të forta nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dhe përfaqësues të saj në Qeverinë në detyrë.

Në reagimin zyrtar të Qeverisë në detyrë të udhëhequr thuhet se vendimi i Supremes është “i pabazuar” dhe përbën një “interpretim të njëanshëm” të Kushtetutës.

Përballë kësaj klime përplasjesh institucionale, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian përmes ambasadorit të tyre në Kosovë, Aivo Orav.

Në një deklaratë publike, Orav bëri të ditur se situata është diskutuar në mbledhjen e shefave të misioneve të BE-së në Kosovë.

“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi ambasadori Orav.

Më 15 korrik, Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të kundërligjshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga deputeti, që akoma ushtron rolin e ministrit në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke konfirmuar se cilido që është betuar si deputet i Kuvendit akoma të pathemeluar të Kosovës nuk mund të ushtrojë edhe funksion ekzekutiv.

 

 

Lini një Përgjigje